Aktualitet mbi kompanitë
[NEW MEMBER] - Welcome to EnBi Power Sh.p.k ; Kompania eshte themeluar ne Shtator 2003 dhe eshte e specializuar...
EnBi Power eshte themeluar ne Shtator 2003. Kompania jone eshte e specializuar kryesisht ne fushen e elektrifikimit dhe ndertimit. Per nje periudhe te shkurter kemi arritur te jemi nje nder kompanite me prestigjoze ne Shqiperi, duke arritur te zgjerojme fushen e punimeve dhe ne Kosove. Motivimi yne dhe kerkesa jone e larte per pune cilesore eshte celesi i zhvillimit te kompanise.
- Ne ju mundesojme krijimin e nje epoke te re ne procesin e elektrifikimit;
- Ne dizenjojme proceset me cilesore qe cojne ne zhvillimin reciprok te kompanise dhe te qytetareve;
- Sfida jone kryesore eshte arritja e perfeksionit ne cdo pune te kryer
Ne punojme ne fushat e meposhtme:
· Projektim,
· Punime Civle,
· Instalime,
· Komisionime,
· Testime,
· Studime fizibiliteti ne: Ndertime, Rikonstruksione apo Ristrukturime dhe Mirembajtjeje per objektet e prodhimit, tranformimit, transmetimit, matjes dhe shperndarjes se energjise elektrike ne rrjetat e Tensionit te Larte, te mesem dhe te ulet. Perfshire Hidrocentrale, Termocentrale, Parqe Eolike, Impiante Voltaike, Nenstacione, Linja Transmetimi, transformimi dhe shperndarje te energjise elektrike.
Kultura Jone
Ne besojme se nje kulture adekuate dhe e respektueshme eshte celesi i krijimit te nje atmosfere miqesore qe mundeson arritjen e suksesit. Ne perpiqemi te nderthurim kompetencat, integritetin dhe ambicien ne pune per te krijuar vlera ne kompanine tone, si dhe per te permbushur detyrimet tona ndaj qytetareve dhe partnereve tane ne biznes.
Misioni
· Te permiresojme performancen tone drejt inovacionit duke i zhvilluar proceset e punes me produkte inovative.
· Te perfshijme ne stafin tone njerez me eksperience dhe te talentuar duke ruajtur etiken e biznesit.
· Te fokusohemi ne objektivin tone per te qene nje nder kompanite me te medha te elektrifikimit ne te gjithe Europen Lindore.
Vizioni
Te permiresojme jeten e qytetareve duke rritur cilesine dhe duke ruajtur etiken. Ne kete menyre, duke rritur produktivitetin dhe cilesine e sherbimeve qe ne kryejme, por ne te njejten kohe duke minimizuar impaktin qe ato kane mbi mjedisin.