Dhoma  është një entitet jo tregtar me personalitet juridik, e cila ushtron veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Republikes së Shqipërisë.

Qëllimi i Dhomës është që të promovojë dhe lehtësojë eksportet dhe invesimet franceze në Shqipëri. 

Struktura organizative e Dhomës është:

Asambleja e Përgjithshme

Këshilli Drejtues

Kryetari

Nënkryetarët

Përgjegjësi i Thesarit

Drejtori Ekzekutiv

Organi më i lartë qeverisës i Dhomës është Asambleja e Përgjithshme e anëtarëve ose e përfaqësuesve të tyre, të cilët mbildhen në mbedhje të zakonshme dhe të jashtëzakonshme.

Dhoma jonë është anëtare e CCI International (Bashkimi i Dhomave të Tregtisë jashtë Francës), komuniteti më i madh i biznesit në botë dhe Forumit Frankofon të Biznesit.

Anëtarët e Dhomës:

- Anëtarë “Sponsorë” - 5000 Euro (+tarifat bankare)

  • Kandidat në Këshillin Drejtues në zgjedhjet e ardhshme
  • 2 vota në mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme

- Anëtarë « Strategjikë » – 1800 Euro (+ tarifat bankare) 

  • Kandidat në Këshillin Drejtues në zgjedhjet e ardhshme

-  Anëtarë « Plus »- 1000 Euro (+ tarifat bankare) 

  • Merrni pjesë në organizimet e speciale  të ofruara nga CCIFA

- Anëtarë « Klubi i Biznesit »- 500 Euro 

  • Zgjerimi i shikueshmërisë dhe partneritete biznesi
Share this page Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin