Krijo Biznesin Tënd

Regjistrimi & Licencimi

Legjislacioni në lidhje me regjistrimin e biznesit dhe procedurat e licencimit është harmonizuar me standardet e BE-së, me fokus uljen e barrierave administrative për bizneset që operojnë në Shqipëri. Fillimi i një biznesi u bë më i lehtë, përmes: krijimit të Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe publikimit në internet të dokumenteve përkatëse, uljes së kostos së regjistrimit dhe konsolidimit të regjistrimit të taksave, sigurimeve shëndetësore dhe punës me një aplikim të vetëm.

Për më shumë informacion:  aida.gov.al/sq/biznes-ne-shqiperi/krijo-biznesin-tend/regjistrimi-licencimi

Taksat

Sistemi tatimor në Republikën e Shqipërisë përbëhet nga një paketë ligjesh, udhëzimesh, rregulloresh, marrëveshjesh tatimore me vendet e tjera, në të cilat gjejnë pasqyrim llojet e tatimeve dhe taksave që aplikohen në Shqipëri, nivelet e tyre, procedurat për vendosjen, ndryshimin dhe heqjen e tatimeve, procedurat e vlerësimit dhe mbledhjes së detyrimeve tatimore, si dhe format dhe metodat e kontrollit tatimor.

Për më shumë informacion:  aida.gov.al/sq/biznes-ne-shqiperi/krijo-biznesin-tend/taksat

Dogana

Legjislacioni doganor në Republikën e Shqipërisë është plotësisht, në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

  • Legjislacioni parësor – Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë, (ligji 102/2014) është afruar plotësisht me Kodin Doganor të BE-së (Rregullorja e BE-së 952/2013).
  • Legjislacioni dytësor – Dispozita zbatuese e Kodit Doganor (Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 651/2017).
  • Ekzistojnë një numër i akteve ligjore të nivelit të tretë (kryesisht, udhëzimet e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave), që lidhen me funksionimin e regjimeve, kontrollet etj.

Për më shumë informacion:  aida.gov.al/sq/biznes-ne-shqiperi/krijo-biznesin-tend/dogana

Fuqia Punëtore

Shqipëria, ofron jo vetëm një forcë punëtore shumë të aftë, por edhe me kosto më të ulët në rajon.
Marrëdhëniet e punës ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit janë të rregulluara nga kontrata pune individuale ose kolektive, në bazë të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Për statusin e nëpunësit civil”.

Shqipëria aderon në të gjitha organizatat themelore të punës dhe konventat ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve.

Për më shumë informacion: aida.gov.al/sq/biznes-ne-shqiperi/krijo-biznesin-tend/fuqia-punetore

Infrastruktura dhe Shërbimet

Vendndodhja dhe lidhja me korridoret më të rëndësishme evropiane e vendos Shqipërinë në një pozicion gjeografikisht strategjik dhe unik.

Shqipëria lidh vendet perëndimore mesdhetare me vendet e Ballkanit dhe të Azisë.

Ky pozicion gjeostrategjik në Ballkan dhe Evropë konsiderohet si një portë lidhëse ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit.

Për më shumë informacion: aida.gov.al/sq/biznes-ne-shqiperi/krijo-biznesin-tend/infrastruktura-dhe-sherbimet

Pronësia

Fitimi i së Drejtës së Pronësisë

Fitimi i së drejtës së pronësisë, të pasurisë së paluajtshme në Shqipëri, mund të realizohet në disa forma ligjore, në përputhje me dispozitat e Kodit Civil ose përmes ligjeve të veçanta.

Në çdo rast, fitimi i së drejtës së pronësisë kalon nëpër dy faza:

  1. Fitimi i së drejtës së pronësisë ose të drejtave të kufizuara mbi pronën, përmes një akti të një autoriteti publik apo me anë të kontratave.
  2. Përfundimi i kalimit të së drejtës së pronësisë, nëpërmjet regjistrimit të dokumenteve të titullit të pronësisë në Regjistrin e Pasurive të Paluajtshme

Për më shumë informacion:aida.gov.al/sq/biznes-ne-shqiperi/krijo-biznesin-tend/pronesia

Informacion mbi Paketën Fiskale 2019

Kufiri i sipërm i të ardhurave nga punësimi, të tatueshme me 13% rritet nga 130,000 lekë /muaj në 150,000 lekë /muaj.

Skema e re e tatimit mbi të ardhurat personale nga punësimi është si më poshtë:

0% – për të ardhurat nga punësimi deri në 30,000 lekë (paga bruto).

13% – për të ardhurat nga punësimi nga 30,001 deri në 150,000 lekë.

23% – për të ardhurat nga punësimi mbi 150,000 lekë.

Për më shumë informacion: aida.gov.al/sq/biznes-ne-shqiperi/krijo-biznesin-tend/paketa-fiskale-2019

Share this page Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin