Misione Prospektimi

Misioni i kërkimit të klientëve (Sales Prospecting)

Misioni i kërkimit të klientëve konsiston në hartimin e një programi takimesh profesionale të synuara dhe në organizimin e udhëtimit tuaj në Shqipëri, në mënyrë që të lidheni me partnerët e duhur dhe të zhvilloni me sukses procesin tuaj të shitjes.


Përgatitja e misionit

Identifikimi i partnerëve
Përzgjedhja e partnerëve potencialë.

Krijimi i listës së partnerëve
Hartimi i një liste të detajuar të të gjithë partnerëve të përzgjedhur paraprakisht dhe paraqitja e saj për miratim nga kompania.

Kualifikimi i kontakteve
Kontaktimi i prospekteve shqiptarë për të prezantuar kompaninë tuaj dhe për të përshkruar produktet/shërbimet tuaja. Vlerësimi i përshtatshmërisë së kontakteve dhe regjistrimi i reagimeve të tyre.

Organizimi i programit të takimeve
Përgatitja e planit të takimeve dhe menaxhimi i çështjeve logjistike. Dërgimi i agjendës disa ditë përpara nisjes së misionit.


Zhvillimi i misionit në Shqipëri

  • Mirëpritja dhe prezantimi i javës së misionit
  • Shoqërimi gjatë takimeve
  • Ndjekja tregtare (follow-up)

Organizimi i nje misioni ne Shqiperi

Ne i ofrojmë « suport biznesit » me anë të punonjësve tanë të cilët flasin më shumë se dy gjuhë të huaja. Për 5 vjet ne kemi krijuar një rrjet të gjerë dhe reaktiv të kontakteve profesionale në Shqipëri. Ky rrjet na lejon të prezantojmë klientët tanë me shoqëritë shqiptare. Ne zhvillojmë mesatarisht 20 misione në vit  në të cilat 60% të rasteve me sukses, duke thënë që në 60% të rasteve krijojmë një partneritet ndërmjet klientëve tanë dhe shoqërive shqiptare.

CCIFA oragnizon misione  “çelësat në dorën tuaj” për studimin e tregut shqiptar.

Shërbimet tona të detajuara :

Share this page Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin
Close

Vous débutez à l'export ?