Aktualitetet e anetareve

Aktualitet mbi kompanitë

Ftesë për pjesëmarrje në eventin "Transformo karrierën tënde me Akademinë e Kodimit” nga Epitech, datë 10/01/2019

Dëshironi të filloni një karrierë ndërkombëtare brenda 22 javësh?

Ejani dhe njihuni me risitë që sjell në tregun shqiptar “Akademia e Kodimit” dhe mundësitë e reja për të transformuar karrierën tuaj dhe siguruar një të ardhme të suksesshme ndërkombëtare.

Epitech ju fton sot në datë 10 Janar në eventin prezantues të programit Coding Academy, i cili do të zhvillohet, tek Hotel Rogner në orën 17:00 deri më 20:00

Regjistrohuni tani për t'u bërë pjesëmarrës në event http://www.epitech.al/Coding-Academy. Pjesëmarrja është FALAS.

Informohuni më shumë në: https://www.facebook.com/events/338352023419005/

Pas një viti të suksesshëm në Shqipëri me pedagogjinë Epitech po hap Coding Academy. Kjo akademi ka dy degë: Code & Go, zhvillim programesh (software) dhe Web & GO zhvillim web. Përmes kësaj akademie ju mund të filloni informatikën nga zero njohuri, mjafton të doni punën dhe të ndiqni logjikën.

Akademia e kodimit nga Epitech u mundëson të rinjvë të marrin e të perfeksionojnë aftësitë e tyre, si dhe të kuptojnë qartë sfidat e web.

Coding Academy, përmes një programi prej 22 javësh, siguron një certifikatë që njihet nga shteti francez Grande Ecole du Numerique dhe jep akses pune kudo, pasi përgatit profesinistë të pavarur. Certifikata njihet nga bizneset në gjithë Europën.

Akademia e Kodimit, nga Epitech, ju trajnon në mënyrë efektive në zhvillimin e Web. Ndërkohë, kursi ju nxit dhe të provoni nismat tuaja në fushën e sipërmarrjes.

Përmes këtij kursi siguroni gjithashtu formim në SEO (kërkim organik), menaxhim stresi, menaxhim projekti (me metodën Agile) dhe njohuri të përgjithshme në fushën e IT.

Kurset zhvillohen në tre sezone Shkurt, Qershor dhe Tetor. Në kursin 22 javë trajnim ka 1 javë në 6 muaj internship. Epitech ka 13 qendra studimore në Francë dhe katër në Europë (Bruksel, Barcelonë, Berlin dhe Tiranë)

Web & Go, është një trajnim i plotë, ideal për t’u bërë një 4a front-end web developer

Aplikimet janë të hapura në http://www.epitech.al/Coding-Academy ose Tirana.coding(@)epitech.eu, ku parashikohet të ketë vetëm 30 vende për sesionin e pare

*Aplikoni online, për të kaluar testin e pranimit: logjikës, anglishtes, motivimit. Kusht bazë është përfundimi i studimeve në niveli Bachelor, në çdo fushë.

Share this page Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin