Komunikim- Shtypi
Webinar mbi marrëdhëniet frankofone në Europën Qëndrore dhe Lindore
Në kuadër të Pranverës së Frankofonisë 2021, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhës Frënge të Universitetit të Tiranës, Agjencinë Universitare të Frankofonisë, Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, Ambasadën e Francës në Shqipëri, Aleancën Franceze të Tiranës dhe Univeristetin Politeknik të Tiranës, organizon Webinar-in për Marrëdhëniet Frankofone në Europën Qendrore dhe Lindore.
Ky takim do të zhvillohet në 16 Mars 2021 në orën 11:00 paradite (me orën e Tiranës).
Jeni të ftuar të merrni pjesë në këtë webinar duke u regjistruar në linkun më poshtë:
docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdsxyQbBp4cPTQhEvOmsRd5HBJ75MyZ4fBcH6DvzMoPDcaj4w/viewform