Komunikim- Shtypi
Takim ndërmjet Dhomës Ekonomike të Gruas dhe CCIFA
Së bashku, ne mund të përmirësojmë jetën e bizneseve tona
Të nderuar anëtarë,
Kemi kënaqësinë t'ju informojmë se me datë 05/05/2021, Presidenti ynë Z. Julien ROCHE dhe Drejtoresha Ekzekutive Blerina Kazhani pritën pranë zyrave tona përfaqësueset e Dhomës Ekonomike të Grave në Shqipëri për një takim prezantimi:
- Znj. Antonela HAKO - Presidente
- Znj. Antoneta NDREKA - Presidente Nderi
- Znj. Valbona BEGOLLI - Zv. Presidente
- Znj. Klodiana AJAZI - Drejtore Ekzekutive
Gjatë takimit, u diskutua, ndër të tjera, mundësia e zbatimit të projekteve të përbashkëta si edhe lobing-u pranë institucioneve.
Një takim tjetër është planifikuar gjatë javës së ardhshme midis dy Dhomave tona në prani të Presidentes tonë të Nderit, SH.S Ambasadores së Francës, Zonja Elisabeth Barsacq
Do ju mbajmë në dijeni mbi të rejat rreth kësaj vizite.
Me respekt,
CCI France-Albanie