Aktualitetet e anetareve

Komunikim- Shtypi

SHTYHET AFATI PËR HAPJEN E LLOGARISË BANKARE DERI MË 28 TETOR

Tatimpaguesit persona fizikë tregtarë aktivë të regjistruar për tatimin mbi vlerën e shtuar;
Tatimpaguesit persona juridikë aktivë pavarësisht nga qarkullimi që realizojnë;
Organizatat jo-fitimprurëse të regjistruara në organin tatimor.

Janë të detyruar të hapin llogarinë bankare dhe ta deklarojnë atë në Administratën Tatimore deri më datë 28 Tetor
Afati shtyhet për në datë 28 Tetor, pasi data 26 është ditë pushimi.

Administrata Tatimore ju ka bërë me dije se këto të dhëna do të mund t’i dorëzoni, duke i plotësuar në llogarinë tuaj të deklarimit elektronik në E-filing, sipas hapave të ilustruar në këtë Udhëzim.

 Përjashtohen nga ky detyrim vetëm personat fizikë tregtarë, aktualisht të regjistruar, të cilët NUK janë të regjistruar për tatimin mbi vlerën e shtuar.
Përjashtohen nga ky detyrim tatimpaguesit me status pasiv.

Administrata Tatimore nxit tatimpaguesit, subjekte të këtyre përcaktimeve ligjore, të përmbushin në mënyrë vullnetare këtë detyrim ligjor brenda afateve e të shmangin penalitetet.

https://www.facebook.com/1834965620076113/posts/2452910661614936/?sfnsn=mo&d=n&vh=e

Share this page Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin