Aktualitet mbi kompanitë
Shqipëria, vendi i shqiponjave është vendi që më përshtatet më mirë
Succes story: Adrien Cremer anëtar i CCI France Albanie, flet për Shqipërinë
Pse zgjodhët Shqipërinë për të bërë stazhin ?
Kam ardhur shumë herë në Ballkan për pushime. Që në fillim, kjo pjesë e Europës më tërhoqi. Herën e parë që kam ardhur në Shqipëri, kam qenë në Shkodër dhe kam ruajtur kujtimin e një qyteti miqësor, me njerëz miqësore, dhe një vend ku shumë gjëra jane akoma për tu bërë.
Në vitin 2012, kur isha student i Ecole de Commerce në Francë, duhet të bëja një stazh jashtë vendit. Isha i motivuar nga fakti që duhet të bëja diçka "tjetër", dhe të shmangia destinacione klasike të tilla si SHBA / UK / Spanjë. Doja të zbuloja një ambient dinamik dhe një kulturë nga e cila të mësoja cdo gje.
Bëra gjithçka për të ardhur në Shqipëri, sepse mendova se ky vend mund të përmbushte pritjet e mia. Kisha për qëllim të realizoja projektin mbi studimet e mia në Logjistikë dhe kjo ishte arsyeja përse unë kontaktova me kompanitë shqiptare të kësaj fushë. Pas disa javësh të hulumtimit, Diamant më kontaktoi dhe më ofroi një stazh.
Kompania eshte lider në tregun shqiptar unë nuk hezitova për të pranuar ofertën e saj.
Përshtypja e parë për Shqipërinë kur erdhët dhe përshtypja kur u larguat pas mbarimit të stazhit ?
Si një parizian, jeta dhe puna në Shqipëri nuk ka asgje te perbashket me jetën time të përditshme në Francë, edhe pse unë nuk kam probleme për t'u përshtatur ose për t'u integruar diku tjetër. Komuniteti ndërkombëtar në Shqipëri është ende i kufizuar dhe të huajt janë shumë të mirëpritur nga vendasit.
Persa I perket anes profesionale, kam zbuluar metoda të ndryshme të punës me më pak proçedura dhe duke i dhënë prioritet të caktuar tregtisë dhe negociatave me telefon, e cila nuk e pengon progresin e projekteve.
Gjithashtu jam pritur shume mire edhe nga komuniteti i vogël francez (në Shqipëri), veçanërisht nga Julien Roche, të cilin e falënderoj. Si kryetar i Dhomës së Tregtisë Francë-Shqipëri, ai është një figurë e rëndësishme në biznesin e këtij vendi.
Në disa muaj kam mësuar shumë për Shqipërinë, gjuhën dhe historinë e saj. Kam bërë takime të shumta dhe duke u rikthyer në Francë kisha përshtypjen që do shkëputesha nga ky rrugëtim.
Pas disa vitesh jashtë vendit, në vende shumë të ndryshme, e di që kjo ndjenjë është normale.
Kam jetuar shumë vite në Kinë dhe Gjermani, por Shqipëria, vendi i shqiponjave është vendi që më përshtatet më mirë dhe me të cilin dua të bëj projekte.
Si është të punosh në një kompani Shqiptare, anëtare të CCIFA?
Katër vjet pas largimit nga Shqipëria, në fund të studimeve të mia, Diamant nënshkroi një kontratë me Spiecapag (filial i Vinçit) për projektin TAP (tubacionet në të gjithë vendin), i cili paraqiti projektin më ambicioz të infrastrukturës që " Shqipëria ka njohur ".
Unë pastaj u ktheva në korrik 2016 për të punuar në projektin TAP Diamant. Diamant mori ekskluzivitetin e transportit të gypave të tubacionit në Shqipëri dhe unë u vendosa në pozicionin e përgjegjësit të koordinimit të operacioneve dhe marrëdhënieve me klientin, Spiecapag.
Në Diamant ne jemi rreth 80 punonjës, pjesa më e madhe janë shoferë. Stafi Diamant përbëhet nga punonjës të rinj dinamike dhe punonjësit me më përvojë të pranishëm që nga fillimi i krijimit të kompanisë. Kjo kompani pershtatet mire me imazhin e Shqipërisë, të rinj, dhe me iniciativë.
Kjo punë më rrit nivelin e përgjegjësisë të cilin do e kisha të pamundur në France,bazuar në eksperiencën time.
Në kuadër të përgjegjësive të mia, fillova proçedurat për këtë projekt i cili, për një kompani shqiptare eshte dicka krejtësisht e re. Nuk bëhet fjalë vetëm për menaxhimin e projektit, por për një ekip të vërtetë menaxhimi dhe kompani të cilat kombinojnë vendosjen e proçedurave, pra është një trajnim i përshtatëm i stafit.
Unë personalisht rekomandova që Diamant te behej anëtar i Dhomës së Tregtisë Francë- Shqipëri, jo vetem sepse unë jam nënshtetas Francez, "por edhe falë këtij projekti (Diamant-Dhoma Tregtisë) ne jemi në bashkëpunim me një klient francez" Diamant përpiqet që të jetë më afër gjashtëkëndëshit të bizneseve dhe për të përmbushur nivelin e kërkesave të tyre. Prania e kompanive franceze në Shqipëri mbetet e kufizuar, por në sajë të punës së Dhomës së Tregtisë Francë-Shqipëri dhe partnerëve të saj lokalë, prezanca e tyre do te shtohet.
Projektet tua te tashmes dhe te ardhmes ?
Objektivi im profesional për momentin është të përfundoj projektin TAP deri në fund të kontratës.
Ne te ardhmen planifikoj të qëndroj në Shqipëri. Ky vend më ofroi mundësi të mëdha dhe shpresoj t'ia kthej kete nder nga ana ime.
Shqipëria ndodhet në portat e Evropës, ka potencial të madh, një popullatë të re, dhe burime të shumta. Sipas meje, duhet menduar "eksport" për të zhvilluar vendin, për të pasuruar dhe për të mbështetur industrinë lokale, të krijohen vende punë dhe ekspertizë.
E ardhmja do të më tregojë se çfarë mundësish do të më ofrohen dhe do të shikoj ne kohën e duhur për ti përcaktuar dhe konkretizuar këto projekte.