Komunikim- Shtypi
Shqipëria do të vazhdojë të mbështetet tek Franca në rrugëtimin e saj europian
Shqipëria do të vazhdojë të mbështetet tek Franca në rrugëtimin e saj europian.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ish-presidentin e Republikës së Francës, Nicolas Sarkozy.
Në takimin me ish-presidentin francez, Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale midis dy vendeve tona.
Meta shprehur “mirënjohje për mbështetjen e gjithanshme që Franca ka dhënë ndër vite, në proceset e integrimit euroatlantik të Shqipërisë”.
“Në rrugëtimin e saj europian, Shqipëria do të vazhdojë të mbështetet tek Franca”, theksoi kreu i shtetit.