Aktualitetet e anetareve

Dhoma

Renditja e Dhomave franceze jashtë Francës !

CCI Francë Internacional publikoi renditjen e Dhomave franceze ndërkombëtare  për vitin 2016. Edhe pse është një nga Dhomat më të reja të rrjetit, CCI Francë Shqipëri shfaqet në  këtë renditje, me rezultate mjaft të mira: në renditjen për xhiron vjetore, Dhoma jonë  shfaqet në vendin e 52-të, ndërsa për sa i përket numrit te  anetareve ajo zë vendin e 58- të (110 dhoma të renditura).

CCI Francë Marok ka numrin më të madh të kompanive anëtare (3550), ndiqet nga Rumania (500), Polonia (446), Rusia (420), Greqia (372), Çekia (301), dhe Bullgaria (208). CCI Francë Shqipëri numëron 80 kompani anëtare.

Dhoma jonë ka një punonjës të përhershëm dhe ajo punëson stazhierë gjatë vitit. Përsa i përket numrit të punonjësve, renditja kryesohet nga CCI Francë Marok (105) më pas Gjermania (48), Rusia (42), dhe Kina (32).

PLUS D'ACTUALITÉS

Share this page Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin