Aktualitetet e anetareve

Por gjithashtu…

[EVENT] FORUMI I PARË FRANKOFON I INVESTITORËVE NË KOSOVË

Me pjesëmarrjen e Ambasadorit të Francës në Shqiperi, Zonja Christina Vasak, të  Kryetarit tonë, Julien Roche si edhe te anëtarëve: Marlotex, Mazars Albania, Automita-Renault dhe Dacia, Yves Rocher, Vacances en Albanie, ADG VELVE, SOFRECOM, Shoqata ALA, AIMS International, Selenice Bitumi, ABS, Electral Shpk, Pelikani Shpk e disa të tjerë... 

 

 

Burimi: Ambasada e Francës në Kosovë


 

Më 26 tetor 2018, Klubi afarist frankofon në Kosovë (KOCAF) organizoi me sukses Forumin e parë Frankofon të Investimeve në Prishtinë, në partneritet me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri (CCIFA).

KOCAF është një klub afarist që bashkon kompanitë nga vende të ndryshme frankofone. Ai u themelua në mars 2017 nën udhëheqjen e ambasadave të Belgjikës, Kanadasë, Francës, Luksemburgut dhe Zvicrës në Kosovë. Kryesuar nga z. Rrahim Pacolli, drejtori i përgjithshëm i kompanisë Siguria, misioni i KOCAF është të nxisë shkëmbimet, partneritetet dhe projektet e investimeve ndërmjet vendeve frankofone dhe Kosovës. Dhoma e Tregtisë Francë-Shqipëri, e kryesuar nga Julien Roche, numëron rreth gjashtëdhjetë ndërmarrje.

Qëllimi i Forumit frankofon të investimeve ishte të diskutonte ngjashmëritë, ndërlidhjet dhe sfidat kryesore me të cilat ballafaqohen operatorët ekonomikë në Shqipëri dhe Kosovë. Të pranishme ishin 130 kompani shqiptare, franceze dhe kosovare, si dhe përfaqësues të ambasadave të ndryshme frankofone.

Në mëngjes Forumi filloi me sesionin e hapjes, në praninë e Presidentit të Republikës, z. Hashim Thaçi, Kryetarit të Kuvendit, z. Kadri Vesli, Kryeministrit, Ramush Haradinaj, Ambasadorit të Francës në Kosovë z. Didier Chabert, Ambasadores së Francës në Shqipëri, znj. Christina Vasak, Ministrit të Financave, z. Bedri Hamza dhe Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, z. Endrit Shala. Ceremonia e hapjes u pasua nga një panel ekspertësh të biznesit në temën "Kosovë dhe Shqipëri: Dy tregje me ngjashmëri dhe dallime".

Pasdite, takimet “B to B” u organizuan së bashku me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Këshillin e Konsulentëve të Biznesit.

Share this page Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin