Aktualitetet e anetareve

Dhoma

Renault Auto Mita ka filluar aktivitetin në Shqipëri falë punës së stafit të CCI France Albanie.

Renault  Auto Mita ka filluar aktivitetin në Shqipëri falë punës së stafit të CCI France Albanie.

Auto Mita është themeluar ne vitin 1988 nga inxhinieri z. Blerim Mita, tashme drejtor gjeneral i kompanisë. Ai qysh prej fëmijërisë ishte i entuziazmuar për industrinë e automobilave, pasion i cili bën qe kompania Auto Mita të drejtohet jo vetëm si biznes por edhe si pasion. 

Auto Mita filloi operimin në vitin 1988, me një hapësire prej 70 metra katrore, me 2 punëtorë, duke përfshirë edhe vetë pronarin, i cili ishte shef i servisit.

`Në atë kohë, duke e konsideruar numrin e vogël te automjeteve në Kosovë, për këtë lloj të kompanive, puna e suksesshme ishte e vështirë. Vizioni dhe njohuritë teknike që atëherë i kishim na shtyn që të pajisemi me teknologji kompjuterike më të avancuar të asaj kohe, gjë që i solli Auto Mita-s avantazh të madh në krahasim me konkurrencën dhe kështu arriti te pozicionohet si një servis me reputacion te larte ne tregun Kosovar.

`Në Kosovën e pasluftës, si çdo gjë, u ndryshua rrënjësisht edhe tregu i automobilave. Auto Mita ndërtoi ofiçinën e re me 350 metra katrorë, ku të punësuar ishin 8 punëtorë. Strukturës së klientëve privat ju shtuan edhe organizatat ndërkombëtare qe vepronin ne Kosove, si UNICEF, OXFAM, Mercy Corps, e shumë të tjera, të cilat ndikuan në profilizimin tonë.

`Duam qe tju falenderojm per interesim tuaj ne brendin boteror qe ne e perfaqesojme qe ka nje tradite ne auto industri qe nga viti 1898.

Share this page Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin