Komunikim- Shtypi
Prezantoni kompaninë tuaj - Post Covid-19
Të nderuar anëtarë,
Dëshironi të prezantoni kompaninë tuaj anëtarëve të tjerë si edhe të ftuarve specialë?
Për cfarë shërben prezantimi i kompanisë?
Qëllimi i prezantimit është që të ngjalli vëmendjen e partnerëve tuaj, që ata të duan të mësojnë më shumë për kompaninë tuaj, të rrisë besimin e kompanisë dhe të inkurajojë partenerët që të punojnë me ju. Me pak fjalë, prezantimi i kompanisë duhet të tregojë vlerën e shtuar dhe cfarë përfiton një partner nga ky bashkëpunim.
- Kush jeni ju ?
- Cili është vizioni i kompanisë suaj ose përse e keni krijuar ?
- Çfarë ofron kompania?
- Klientela që ju synoni?
- Vlera juaj e shtuar në krahasim me konkurencën?
- Cfarë përfitojnë klientët tuaj ?
- Të tjera…
Jeni të lutur të konfirmoni interesin për prezantimin e kompanive tuaja në mënyrë që të pregatisim programin e forumeve !