Aktualitetet e anetareve

Komunikim- Shtypi

Pranvera e Frankofonisë në Shqipëri

Si cdo vit, muaji I Frankofonisë është festa e 300 milionë grave dhe burrave, të cilët i bashkon frëngjishtja, vizë lidhëse mes kulturave të ndryshme dhe të pasura, të shtrira në 5 kontinente dhe 88 vende. Në vitin 2020 muaji i Frankofonisë përkon me 50 vjetorin e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, e krijuar me iniciativën e tre kryetarëve të shteteve të Afrikës dhe Azisë. Programi si një zakon elektif do të shtrihet në 80 aktivitete që do të zhvillohen në 15 qytete të Shqipërisë, dhe do të mbledhë rreth tij mësues, nxënës dhe studentë.

Një kolekium arkeologjik ndërkombëtar do të përmbledhë zbulimet e fundit, të cilat konfirmojnë vendin e Ilirisë antike si urë mes kulturave të Mesdheut dhe të Europës. Do të ketë postera të bukur për dashamirësit e kinemasë me një cikël kinemaje frankofone (Kanada, Egjipt, Francë, Irlandë, Republika Ceke, Serbi) dhe një retrospektivë Chris Marker. Dashamirësit e muzikës mund të asistojnë në dy koncerte me muzikë klasike dhe xhazi. Letërsia magrebiane do të ketë vendin e nderit. Konkursi <<Dis-moi 10 mots>> do t’ju lejojë nxënësve të krijojnë vizatime.

Muaji I Frankofonisë jep gjithashtu rastin për të reflektuar mbi sfidat. Ekologjia përballë ndryshimeve klimatike do të jetë tema e filmave dhe debateve gjatë javës së Europës, dhe e konkursit të filmit me metrazh të shkurtër <<Respekto planetin>>. Vëmendje do t’i kushtohet gjithashtu angazhimit të grave në art.

Dhe së fundi, ndërkohë që rinia mesdhetare nga Libani në Algjeri, ngre zërin për aspiratat e saj për të ardhmen, në arabisht, në frëngjisht, në anglisht, si kushërira e saj e Ballkanit shpesh shumë gjuhëshe, a nuk është Frankofonia rasti për të shkruar në shumës fjalën e shkrimtarit të madh rumun Emile Cioran: <<Nuk jemi banorë të një vendi, por banorë të një gjuhe. Ajo është Atdheu, dhe asgjë tjetër>>. Si frankofonë, a nuk jemi të pasur që banojmë në shumë atdhe njëherazi?

Share this page Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin