Komunikim- Shtypi
Porti i Durrësit anëtarësohet në organizatën më të rëndësishme të porteve në Europë (ESPO)
Porti i Durrësit është pranuar në Organizatën Europiane të Porteve Detare (European Sea Ports Organisation). Porti i Durrësit është Porti i parë në rajon që anëtarësohet në ESPO, në cilësinë e anëtarit vëzhgues.Në takimin e parë virtual që është zhvilluar mes anëtarëve të kësaj organizate,ka marrë pjesë Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i APD-së, Pirro Vengu.
Duke shprehur kënaqësinë që Porti më i madh i Shqipërisë bëhet pjesë e një organizate të tillë, z. Vengu theksoi se ekspertiza e pakrahasueshme e ESPO do të ndihmojë Portin e Durrësit në rritjen e standardeve të shërbimeve portuale dhe në fuqizimin e sektorit detar në Shqipëri.
“Me këtë anëtarësim ESPO forcon prezencën e saj në Mesdhe dhe Adriatik. Kam bindjen se anëtarësimi i Portit të Durrësit do të forcojë edhe më tej marrëdhëniet e mira mes Durrësit dhe porteve europiane, dhe përderisa Shqipëria është qartësisht e angazhuar në rrugën e anëtarësimit në BE, jemi shumë të lumtur të mikpresim portin kryesor Shqiptar në familjen tonë!” tha Annaleena Mäkilä, Kryetare e ESPO.
ESPO (European Sea Ports Organisation)
Burimi: Durres Port