Aktualitetet e anetareve

Komunikim- Shtypi

Njoftim për mediat-Këshilli i Investimeve-30 Maj 2019

Këshilli i Investimeve, Denaj: Siguria juridike e pronës, parakusht për stimulimin e investimeve

Këshilli i Investimeve zhvilloi sot mbledhjen e tij të radhës nën drejtimin e Ministres së Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, ku u diskutua “Mbi Stimulin e Investimeve dhe Sigurinë juridike të Pronës”. I pranishëm në këtë
mbledhje ishte edhe Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z. Eduard Shalsi, si dhe kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, z. Artan Lame.

Në fjalën e saj, Ministrja Denaj u shpreh se respektimi i të drejtave të pronësisë dhe regjistrimi i plotë dhe përfundimtar i pronës mbetet sfidë e qeverisjes.

Ministrja theksoi se një qasje koherente, jo e fragmentuar ndaj problemeve të pronësisë, konsiderohet thelbësore për ekonominë e një vendi dhe përbën parakusht për stimulimin e investimeve.

“Çdo progres në këtë fushë rrit sigurinë ligjore për investitorët, nxit transparencën në mirëqeverisjen dhe luftën ndaj korrupsionit, si dhe reflektohet menjëherë në raportet ndërkombëtare mbi reformat në Shqipëri”, u shpreh znj. Denaj.

Ministrja ftoi bizneset pjesëmarrëse në Këshillin e Investimeve, por jo vetëm, që të kontribuojnë në draft ligjin e ri të unifikimit të investimeve që Ministria e Financave ka publikuar për konsultim publik, i cili synon të përmirësojë kushtet dhe ofrojë balancimin e tyre, si për investitorët e huaj, ashtu edhe për investitorët e vendas.

Documentation

Download Njoftim_per_mediat-Keshilli_i_Investimeve-30_Maj.pdf  (PDF • 207 KB)
Share this page Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin