Aktualitetet e anetareve

Komunikim- Shtypi

Nënshkruhet marrëveshja për Parkun Fotovoltaik të Karavastasë

Ditën e premte datë 31 korrik, është nënshkruar marrëveshja me kompaninë fituese të ankandit ndërkombëtar për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Karavastasë.

Kompania franceze, Voltalia, u shpall pak javë më parë fituese e ankandit ndërkombëtar, ku morën pjesë 30 kompani.

Projekti që pritet të nisë në muajin Shtator është cilësuar nga Kryeministri Rama një lajm i mirë për ekonominë dhe imazhin e vendit, si dhe thyerje e akullit me investitorët francezë. “Me firmosjen e marrëveshjes së sotme, në Shqipëri do të fillojë nga puna një emër i madh dhe ‘Voltalia’ do të na ndihmojë jo vetëm që të diversifikojmë energjinë në Shqipëri duke përdorur diellin, por edhe që të hedhim më shumë dritë mbi Shqipërinë në Francë, ku Shqipëria ende njihet pak dhe në përgjithësi nuk njihet saktë”.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, se ‘Voltalia’ propozoi çmimin 24.89 euro për megavat, i cili është i jashtëzakonshëm.

Për drejtuesin e Voltalias, ky projekt cilësohet si një ndër më të rëndësishmit për nga madhësia e tij në vendin tonë. “Ky projekt që po ngremë është një nga më të mëdhenjtë dhe është 140 megavat. Më i madhi në Ballkanin Perëndimor, i dyti më i madhi edhe në Francë, madje është më i madh se ai që kemi ngritur në Itali”.

PLUS D'ACTUALITÉS

Share this page Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin