Komunikim- Shtypi
Nënshkrimi i marrëveshjes për parkun fotovoltaik të Karavastasë më 31 korrik 2020 në Zyrën e Kryeministrit
- Njoftim për shtyp nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Qeveria shqiptare dhe kompania franceze Voltalia kanë nënshkruar një marrëveshje duke i hapur kështu rrugën fillimit të punës për Parkun fotovoltaik në Karavasta. Voltalia fitoi thirrjen ndërkombëtare të tenderëve falë tarifës prej 24.89 euro / megawatt orë e propozuar nga kompania.
Marrëveshja u nënshkrua nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe CEO i kompanisë franceze Voltalia, Sébastien Clerc, në prani të Kryeministrit, Edi Rama, dhe Ambasadores së Francës në Shqipëri, Christina Vasak.