Komunikim- Shtypi
Mimi Kodheli zgjidhet Zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e para shqiptare
Që nga data 23 Nëntor Shqipëria do të ketë përfaqësuesen e saj si një prej zëvendëspresidentëve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Në Seancën Plenare datë 23 Nëntor, u zgjodh me unanimet të plotë deputetja Mimi Kodheli në postin e Zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.
Zonja Mimi Kodheli, e cila është aktualisht Kryetare e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe Kryetare e Delegacionit parlamentar shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATOs, bëhet kështu e para shqiptare që zgjidhet në një pozicion të tillë të një organizate ndërkombëtare.
Burimi: shqiptarja.com