Aktualitetet e anetareve

Komunikim- Shtypi

Me Expertise France, të lançuar në 20 janar, dhe pas Business France, Qeveria i jep fund rinovimit dhe racionializimit të paletës së mjeteve që ajo disponon për atraktivitet

Expertise France u krijua nga shkrirja e 6 operatorëve publikë (Grupime interesash publike) të specializuar ne fushën e kooperimit teknik ndërkombëtar:

-  FEI (Francë Ekspertizë Ndërkombëtare),
-  ADETEF (Asistencë për zhvillimin e shkëmbimeve të teknologjive në ekonomi dhe financa)
-  GIP Esther (Bashkim për Solidaritet terapeutik spitalor në rrjet),
-  GIP Inter (Punë, Punësim, formim profesional),
-  GIP SPSI (Shëndetësi, mbrojtje sociale ndërkombëtare) dhe
-  ADECRI (Agjencia për zhvillim dhe koordinim të marrëdhënieve ndërkombëtare).

Franca do të disponojë, me krijimin e Expertise France, një operator të vetëm, në gjendje të ofrojë reaktivitet, efikasitet dhe besueshmëri më të lartë në rrafshin ndërkombëtar.

Expertise France, do të jetë një pikë referimi për të rritur vlerën e ekspertizës franceze dhe për të realizuar një platformë plotësuese midis sektorit publik dhe atij privat.

Agjencia, e cila mund të veprojë në kuadër të projekteve të financuara nga buxheti i ndihmës për zhvillim, ose në përgjigje të tenderave ndërkombëtarë, shoqëron partnerët e saj, ose, klientët në realizimin e politikave publike në fushat nga më të ndryshmet: zhvillim i qëndrueshëm, tatime, shëndetësi….

Ajo numëron sot 450 projekte në 80 vende, ose një volum aktiviteti me rreth 120 milion euro.

 

Burimi: Ambasada e Francës në Tiranë

Share this page Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin