Komunikim- Shtypi
Maska alternative te ofruara nga MARLOTEX
Në emër të Këshillit Administrues dhe në emrin tim, përshëndesim për iniciativën mikun tonë Gasmen i cili do të prodhojë maska mbrojtëse në uzinën e tij në Berat. Këto maska, të quajtura alternative, do të jenë të ripërdorshme sepse mund të lahen.
Kjo iniciativë, kaq e cmuar në këtë periudhë të vështirë, është marrë nga Z. Gasmen Toska, pronar-drejtor i përgjithshëm i Marlotex, në të njëjtën kohë Zevendës-Kryetar i CCI FA, Këshilltar i Francës për Tregtinë e Jashtme, Kryetar i Klubit te Biznesit ''France-Albanie Bussines (FAB), dhe motra e tij, Znj. Teuta Qoze, drejtoreshë e përgjithshme.
Gasmen dhe Teuta do të vënë në dispozicion këto maska për punonjësit e tyre dhe më vonë ato do t’i dhurohen bashkive të tjera në vend, si Korca, Elbasani dhe Tirana. I gjithë prodhimi, rreth 15 000 maska, do të dhurohet dhe ndahet mes bashkive dhe shërbimeve të interesuara.
Transporti dhe shpërndarja e maskave do të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me Ambasadën e Francës në Shqipëri. Ambasada dëshiron të përfitojë nga ky rast për ti dorëzuar maska Kryqit të Kuq dhe disa organizatave të tjera jo-qeveritare.
Përgëzime, dhe një falenderim i madh për Gasmenin dhe motrën e tij për këtë iniciativë të denjë për shëndetin!
Julien Roche
Kryetar
Chambre de Commerce et d’Industrie France-Albanie