Aktualitetet e anetareve

Komunikim- Shtypi

Konferencë online: ‘’Visio-koktej me anëtarët tanë & Dëshmitë e Kompanive’’

CCI France - Albanie organizoi dje konferencën e radhës online, me temë: ‘’Visio-Koktej me anëtarët e CCI France-Albanie & Dëshmitë e Kompanive’’.

Të ftuarit tanë, Z. Pirro Vengu  dhe Znj. Elisabeta Nezaj folën dhe diskutuan me anëtarët e tjerë për ndikimin e pandemisë në aktivitetet e tyre, përkatësisht në Portin e Durrësit dhe në kabinetin e A.R.S Legal & Financial Services.

Z. Vengu, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv pranë Autoritetit Portual Durrës,  shprehet se ky ka qenë një 6-mujor krejt i pazakontë dhe i është dashur të investojnë një pjesë të konsiderueshme të fondeve për sigurinë shëndetësore në facilitetin portual. Këto masa sigurie shëndetësore do të vazhdojnë në muajt dhe në vitet në vijim, por padyshim që kërkohet një investim në kapitale të konsiderueshme për të përballuar nevojat qoftë të transportit të mallrave, sigurisë shëndetësore të ekuipazheve apo pikat e kalimit kufitar.

Ai u shpreh gjithashtu se vënë re një rritje pak artificiale të volumeve tregtare në rrugë detare, për faktin se ka pasur kufizime në rrugë tokësore dhe në rrugë ajrore.

Nga këndvështrimi i Portit të Durrësit, ky 6-mujor ka qenë shumë pozitiv, pasi në disa mallra ka pasur 12-15% rritje volumesh, cka ndihmon në rritjen e të ardhurave.

Në 5-mujorin e parë, janar-maj 2020, vihet re një rritje e përdorimit të Portit të Durrësit nga eksportuesit dhe importuesit e Kosovës.

Në lidhje me transportin e pasagjerëve, Z. Vengu na bën me dije se ai ka rifilluar gradualisht në fund të muajit Qershor, për disa kategori shtetasish.

Për të pasur mundësinë të përballen me cdo lloj situate të papritur, tashmë në Portin e Durrësit është shtuar edhe numri i mjekëve që do të jenë staf permanent.

 

Znj.Elisabeta, e cila është Avokate dhe Menaxhere pranë A.R.S Legal & Financial Services, na tregon për eksperiencën e tyre gjatë kësaj periudhe dhe për rikthimin gradual në punë.

Znj.Elisabeta shprehet se ndër masat e para që ju deshën të ndërmerrnin për të reaguar si masë mbrojtëse ndaj situatës, ishte moblizimi i stafit për të punuar nga shtëpia, për të qenë gjatë gjithë kohës në dispozicion të klientëve për t’u ofruar atyre shërbime në mënyrë të vazhdueshme dhe profesionale, dhe në të njëjtën kohë për të qenë të sigurtë  për shëndetin e të gjithë stafit.

A.R.S është e ndarë në dy departamente, në atë ligjor dhe atë financiar, dhe secili departament ka hasur vështirësi në këtë situatë të pazakontë.

Departamenti ligjor, në mars, përpara se të fillonin masat emergjente të karantinimit, ka marrë një numër të konsiderueshëm kërkesash nga klientë ndërkombëtarë për t’i asistuar në procesin e investimit në vendin tonë, por situata e krijuar nga pandemia Covid-19 bëri që këto bashkëpunime të shtyheshin për më vonë, në një afat të pacaktuar.

Edhe në departamentin financiar janë hasur vështirësi dhe pasiguri, packa se ata kanë klientë mujorë për të cilët ofrojnë shërbime të vazhdueshme.

Për t’i qëndrurar sa më pranë klientëve të tyre, në kushtet e përballjes me një situatë të vështirë, krejtësisht të panjohur, A.R.S Legal & Financial ka ofruar konsulencë ligjore dhe financiare edhe pa pagesë, për t’i mbajtur të informuar në të gjitha aspektet ligjore por jo vetëm, që preknin sipërmarrjet e tyre.

Në fillim të Qershorit, kur situata dukej se po normalizohej, u vu re dhe një kthim i interesit të të huajve në procesin e investimit të mbetur pezull.

--------------------------------------------------------------------------------------

CCI France-Albanie i falenderon të gjithë ata që na u bashkuan në konferencën e sotme dhe ju lë takim në konferencat e radhës duke filluar që nga Shtatori.

PLUS D'ACTUALITÉS

Share this page Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin