Por gjithashtu…
Konference me Dhomen franceze te permbaruesve - 26-27 tetor 2017 (Hotel Plaza Tirane)
Dhoma franceze e Permbarimit ne partneritet me fondacionin per te Drejten kontinentale ne France, organizojne ne datat 26-27 tetor 2017, ne hotel Plaza, Konferencen me teme: « Ekzekutimi i vendimeve të gjyqësorit: Garanci për një ekonomi efikase”.
Aktiviteti eshte organizuar si me poshte:
Ceremonia e hapjes së konferencës, me datë 26 tetor 2017, personalitetet e larta shqiptare, dhe personalitetet e larta franceze do të prezantojnë kuadrin dhe objektivat e kësaj konference.
Gjatë ditës së dytë të konferencës, me datë 27 tetor 2017, punimet do të organizohen rreth dy tryezave të rrumbullakëta të ndara në panele të ndryshme që kanë të bëjnë me: “profesionistët e ekzekutimit në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve”, më tej “teknologjitë e reja në shërbim të rritjes së efikasitetit të përmbaruesve”, të ndjekura nga dy panele tematike mbi: “metodat e trajnimeve” dhe “shitjet në ankand”.
Bashkelidhur do te gjeni axhenden e perditesuar te konferences dhe nje informacion permbledhes te aktivitetit.