Komunikim- Shtypi
Intervistë me Drejtorin e Përgjithshëm Z. Bledar Shella
Viti 2018 u mbyll dhe kredia për ekonominë mbetet ende në nivele jo të kënaqshme. Në këndvështrimin e bankës suaj, cilët janë faktorët kryesorë të stanjacionit të kredisë dhe perspektiva për rritjen e portofolit të kredive dhe vet kredinë për ekonominë, gjatë vitit 2019?
Gjate 15 viteve te fundit, Shqiperia ka perjetuar nje cikel uljengitjesh ne veprimtarine e huadhenies. Pavaresisht se u fillua nga nje baze shume e ulet, vendi perjetoi nje rritje te madhe te huadhenies per sektorin privat, midis viteve 2004 dhe 2008, ku ritmet e rritjes se huas ishin mesatarisht 55% ne vit dhe zgjerimi I portofolit te huas, me me shume se 25 per qind. Ne nje fare mase, ky “boom” i huave mund t’i atribuohet procesit te pershpejtimit, lidhur me raportin hua ndaj PBB-se dhe zhvillimit financiar te vendit.
Pershkallezimi i krizes globale financiare ne fund te vitit 2008 – fillim viti 2009 e goditi ekonomine shqiptare dhe sektorin bankar. Perkeqesimi I kushteve ekonomike, se bashku me gabimet e bera nga shume banka ne huadhenien agresive te viteve te meparshme, cuan ne mospagesa te huave, duke rritur portofolin e huave me probleme.
Nga krahu i ofertes, bankat u pergjigjen duke shtrenguar standardet e huadhenies. Pertej perkeqesimit te besueshmerise se klienteve dhe perspektivave te zymta ekonomike, u ul edhe vet kerkesa per hua. Demi i shkaktuar bilanceve te bankave dhe nivelit te borxhit te huamarresve ishte aq i madh, sa edhe shume vite pas fillimit te rimekembjes ekonomike dhe pastrimit te fundit te bilanceve te bankave, tregu i huadhenies duket te jete ende ne perpjekje per te rimarre veten, drejt rritjes se huadhenies, duke mbetur ne menyre te konsiderueshme i dobet.
Tashme pastrimi i bilancit te bankave eshte thuajse drejt fundit dhe rimekembja ekonomike eshte stabilizuar. Megjithese pritet qe axhustimi pas krize ne tregun e huave te vijoje, skenari yne baze eshte per nje kthim gradual ne normalitet, me shume sesa nje rritje e forte e huadhenies. Parashikimi yne per vitin 2019 eshte qe rritja e huas te ece gradualisht me nje ritem njeshifror, ne perputhje me faktoret themelore. Ne fakt, evolucioni pozitiv i variablave kryesore makroekonomike pritet te vazhdoje, por nga ana tjeter, informaliteti eshte ende i larte dhe zbatimi i ligjit apo ekzekutimi kolateralit jane ende problematik. Ende ka pasiguri per te ardhmen nga bizneset dhe individet.
Per te permiresuar mjedisin ekonomik dhe per te rritur huadhenien, eshte e nevojshme te vazhdohet me reformat ne zbatimin e ligjit dhe te luftohet informaliteti. Cdo vendim qe synon uljen e pasigurise dhe/ose lehteson pritshmerite, do te mirepritet nga komuniteti i biznesit.
Si banke, ne kemi qene aktive ne huadhenie gjate viteve te fundit, duke rritur ne menyre te qendrueshme portofolin e huas, si per korporatat, ashtu edhe per individet, duke u bere banka e katert me e madhe ne vend per huat ndaj korporatave dhe e treta per huat per individet.
Strategjia jone per vitin 2019 eshte te vazhdojme rritjen dhe te konsolidojme pozicionin tone, duke intensifikuar cilesine e marredhenieve me klientet tane, qofshin ata individe, profesioniste, NMV, mikro-ndermarrje, apo korporata te medha. Planet dhe pritshmerite tona jane per nje vijueshmeri te rritjes se qendrueshme te agregateve te pergjithshem te sektorit bankar.
SOURCE: Revista Bankieri