Komunikim- Shtypi
Industria e hotelerisë pas Covid-19 : Tre pyetje me Elisabeth Gjoni
CCIFA: AMADEUS GRUP SA, e cila është pjesë e grupimit të aktiviteteve ekonomike të Amadeus në Ballkan, ofron zgjidhje të integruara në fushën e energjisë, zhvillimit dhe ndërtimit të pasurive të patundshme, përfshirë projektimin, arkitekturën dhe linjat prodhuese. Falë zhvillimit konceptual dhe industrial për më shumë se 25 vjet dhe një gamë të gjerë të produkteve me cilësi të lartë, grupi i kompanive Amadeus ofron performancën e tij më të mirë duke ofruar projekte me "çelësa në dorë".
Duke pasur parasysh që situata e pandemisë Covid-19 ka prekur tashmë mbarë botën dhe ka krijuar një atmosferë stresuese për të gjithë, si mendoni se industria e hotelerisë dhe zhvillimi i biznesit në Shqipëri dhe Ballkan do të luhaten pas Pandemisë së Covid19?
E. Gjoni: Ne të gjithë po jetojmë në një situatë të paparë, e cila po prek tërë botën. Në këtë kontekst, është shumë e vështirë të parashikohet ose të imagjinohet se si do të jetë e ardhmja jonë, si një qytetar i thjeshtë i globit dhe madje edhe më shumë, si subjekte ekonomike. Sidoqoftë, ne duhet të reagojmë duke gjetur zgjidhjet e duhura për t'u përshtatur në këtë situatë të re. Industria e hotelerisë është ndër sektorët më të prekur. Sipas përcaktimit, është një industri e artit te mikpritjes dhe argëtimit. Eshtë shumë e vështirë të krijosh një atmosferë të qetë dhe argëtuese, kur të gjithë perdorin masa mbrojtëse dhe ndjehen të pasigurt ne aspektin sanitar. E megjithatë, në këto periudha të vështira, do të gjejmë vizionarët, krijuesit e së nesërmes, të cilët do të ndihmojnë për të kapërcyer këtë situatë komplekse dhe globale, dhe gjithashtu do të gjurmojnë akset për të parandaluar aventurat e tjera të së ardhmes. Kjo është e vlefshme për të gjithë sektorët e ekonomisë, duke krijuar kushte më të mira mbrojtjeje dhe një manual parandalimi, si dhe duke gjetur ekuilibrin e duhur midis globalizmit dhe lokalizimit, të produkteve dhe shërbimeve. Shqipëria, ashtu si vendet e tjera të Ballkanit, përfiton nga një afërsi e favorshme rajonale për sa i përket shkëmbimeve ekonomike, të cilat me siguri do ta ndihmojnë të kalojë këtë periudhë, pa shpëtuar ndërkohë nga lëkundjet e ndryshme.
CCIFA: Menaxhimi i stafit është shumë i rëndësishëm në kohë krize. Cilat janë metodat tuaja për të menaxhuar më mirë ekipin tuaj gjatë kësaj periudhe të vështirë?
E.Gjoni: Të gjitha bizneset duhet të kenë protokolle sigurie në vend për t'i bërë ballë të papriturave. Kjo pandemi, besoj, ka arritur të habisë njerëzit duke i vendosur të gjitha vendet, qeveritë, agjensitë, shoqëritë, etj., në një pozitë dobësie dhe pothuajse të pafuqishme.
Pasi arritëm në fund të valës, unë mendoj se të gjithë e kemi kuptuar më mirë se sa thelbësorë janë ekipet tona. Para çdo emergjence ekonomike, ishte e nevojshme të vepronim për urgjencën shëndetësore, duke krijuar kushte të sigurisë dhe mbrojtjes për ekipet tona. Nuk ka asnjë metodë që të bëjë mrekulli, duhet vetëm të shtrëngojme forcat tona për të mbështetur njëri-tjetrin, veçanërisht në këto situata kaotike. Sidoqoftë, funksionon shumë më mirë kur gjithmonë i vendosni punonjësit tuaj në pozitën nr. 1 të kapitalit të kompanisë suaj.
CCIFA: Një mesazh për anëtarët e CCI France-Albanie si Zëvendës Kryetar i Parë?
E.Gjoni: Unë mendoj se jam si të gjithë anëtarët e CCI France-Albanie; Jam duke pritur të shoh një fund të lumtur të këtij "filmi", i cili ka tronditur jetën tonë tërësisht. Njerëzimi ka tejkaluar shumë fatkeqësi dhe ne jetojmë në këtë shekull një kohë të mrekullueshme, ku informacioni, teknologjia ka ndryshuar plotësisht mënyrën e shikimit të botës. Të gjithë së bashku, duke i dhënë një dorë më të dobëtve, ne do të jemi në gjendje t'i përshtatemi këtyre sfidave të reja.