Aktualitetet e anetareve

I urojmë mirëseardhjen anëtarit tonë të ri: ''Autoriteti Portual Durrës''

Kemi kënaqësinë  t'ju prezantojmë me  anëtarin e ri të CCI tonë: AUTORITETI PORTUAL DURRES

Ligji për Autoritetin Portual nr.9130, datë 08.09.2003, i krijon kushtet APD-së të ushtrojë aktivitetin si një autoritet i pavarur vet-financues, duke rritur në këtë mënyrë mundësitë për t`iu përgjigjur më shpejt dhe direkt nevojave të përdoruesve të Portit dhe sfidave të reja si vend kandidat në Basshkim Europian.

APD është i vetmi Autoritet përgjegjës për aktivitetet në port si: ngarkim – shkarkimi, mirëmbajtja infrastrukturës dhe superstrukturës, mirëmbajtja e akuariumit, mirëmbajtja e pajisjeve dhe ndërtesave dhe në bashkëpunim me kompanitë private spedicionere, kryen magazinimin dhe shpërndarjen e mallrave.

Autoriteti Portual Durrës është përgjegjës për planifikimin e strategjisë dhe hartimin e planeve të ndryshme për zhvillimin e Portit të Durrësit, duke marrë parasysh interesat e industrisë së portit, biznesit, dhe të tregtisë.

Porti i Durrësit përpunon të gjitha llojet e mallrave si : rifuxhio të thata, rifuxhio të lëngshme, mallra gjenerale, kimikate, mallra të rrezikshme, plehra kimike, konteinerë, ro-ro, ngarkesa të rënda etj. Kjo konsiston në importimin e mallrave si: miell, grurë, cimento, karburant, materiale ndërtimi, qymyr, mallra ushqimore, konteinerë dhe në eksportin e mallrave si: mineral kromi, ferro-krom, skrap, konteinerë, klinker dhe mallra gjenerale.

Me 2,2 kilometra gjatësi kalate operacionale, 11 kalata porti i Durrësit është në gjendje të përpunojë rreth 78% të trafikut ndërkombëtar detar të Shqipërisë. Porti i Durrësit, aktualisht ka një kapacitet tregtar prej mëse 5 milion ton ngarkesë të përgjithshme dhe rifuxhio.

Zhvillimi i Portit të Durrësit, ka kaluar në disa etapa, për të arritur këtu ku jemi sot një port i qëndrueshëm, i sigurt dhe tërheqës dhe një vend me vlera për shoqërinë. Pas privatizimit të disa shërbimeve, APD po ndërmerr ndryshime të tjera strukturore dhe organizative për t`iu përgjigjur më mirë kërkesave të tregut i cili ndryshon me shpejtësi.

Ai po ristrukturohet për t`u shndërruar në një port pronar toke me pjesën më të madhe të shërbimeve operacionale të siguruara nga sektori privat. Këto përmirësime operacionale dhe administrative marrin një mbështetje të fuqishme nga qeveria Shqiptare, e cila është e angazhuar në lehtësimin e tregëtisë nëpërmjet Ballkanit si pjesë e proçesit integrues Euro-Atllantik nëpër të cilin po kalon aktualisht rajoni.

Misioni Ynë

Me menaxhim efiçent t’i mundësojme komunitetit të transportit, klientëve portualë, përdorimin e faciliteteve të portit, duke ofruar një shërbim cilësor e të besueshëm për kalimin e mallrave nga transporti detar në atë rrugor , hekurudhor me çmime konkurruese dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare të ruajtjes së mjedisit

 

Kontakte

Adresa:  Lagjja 1, Rruga Tregtare; Durres-Shqiperi

Tel: +355 67 606 0500

E-mail: p.vengu@durresport.al / info@durresport.al

Website: www.durresport.al

Share this page Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin