Aktualitetet e anetareve

Komunikim- Shtypi

Gjashtë deputetë francezë vizituan Shqipërinë (15-19 shtator 2020)

Kryetarja e grupit të miqësisë Francë-Shqipëri në Asamblenë kombëtare, znj. Mireille Clapot, u rikthye në Shqipëri me znj. Valérie Thomas, sekretare e grupit dhe me z. Marc Le Fur, nënkryetar i Asamblesë kombëtare, znj. Carole Bureau-Bonnard, znj. Michèle Victory, z. Jean-Luc Lagleize, si dhe z. Nicolas Liscia-Beaurenaut, drejtor.

I mirëpritur dhe shoqëruar përgjatë gjithë vizitës nga znj. Mirela Kumbaro, kryetare e Grupit parlamentar të miqësisë Shqipëri-Francë, delegacioni u prit ngrohtësisht nga Kryeministri, z. Edi Rama, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, dhe zhvilloi një takim pune me kryetarët dhe anëtarët e komisioneve parlamentare për Punët e Jashtme dhe Integrimin evropian. Deputetët francezë vizituan Gjirokastrën, Përmetin, Korçën dhe Elbasanin ku u takuan me kryetarët e bashkive, përkatësisht z. Flamur Golemi, znj. Alma Hoxha, z. Sotiraq Filo dhe z. Gledian Llatja. Ata gjithashtu shkëmbyen me doktor Ilia Skendin, Konsull nderi i Francës në Korçë dhe kryetar i Aleancës franceze, drejtoreshën e saj, znj. Ina Zallemi dhe, në Elbasan, kryetarin dhe drejtoreshën e Aleancës, doktor Adrian Palloshi dhe znj. Greta Robja. Në kryeqytet, deputetët u takuan gjithashtu me kryetarin e bashkisë, z. Erion Veliaj, zëvendësen e tij, znj. Anuela Ristani dhe një tjetër bashkëpunëtor të tij, z. Enio Minxhozi.

Qëndrimi i dha mundësi delegacionit të zbulojë apo rishikojë disa nga bukuritë natyrore dhe vendet e shquara kulturore dhe historike të Shqipërisë.

BURIMI: Ambasada e Francës në Tiranë

Share this page Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin