Komunikim- Shtypi
[Ftesë] Piano solo: Pierre-Yves Plat
Të dashur miq,
Si pjesë e muajit të Francophonie 2019, në bashkëpunim me Ambasadën e Francës dhe Universitetin e Arteve, ne jemi të lumtur t’ju ftojmë në një koncert solo
Piano solo: Pierre-Yve Plat
E enjte, 28 mars në orën 19.00
Blak Box, Universiteti i Arteve, Tiranë
----------------------------------
PROFIL:
Në moshën pesë vjecare, Pierre-Yves Plat filloi mësimet e para në piano me Marie-Claude Legrand. Personaliteti i tij dhe ndjenja e lindur e ritmit e drejtuan në mënyrë spontane drejt -boogie, ragtime dhe stride-, më pas shkon drejt improvizimit duke mësuar nga artistë me botëkuptime po aq të ndryshëm si Edouard Ferlet (cmimi i pianistit më të mirë de Jazz në Berkeley në vitin 1992) dhe Fabrice Eulry "le Chopin du Boogie". I inkurajuar nga suksesi i madh që pati në koncerte me pjesët e Bach dhe Chopin, Pierre-Yves Plat vazhdon një cikël të madh kompozimesh nga Handel, Mozart, Beethoven, Liszt, etj. Ai merr pjesë në emisione të shumta televizive, kompozon dhe solo duke propozuar një spektakël muzikal. Nga Chopin te Ray Charles, artisti argëtohet shumë në skenë. Pierre-Yves Plat luan mes sukses muzikën ndërmjet humorit dhe dhe fantazisë, muzikës klasike dhe xhazit, një show i vërtetë!
CLAUDE BOLLING SHPREHET :
"Klasike apo jazz? Pierre-Yves Plat nuk i përmbahet etiketës. Ai ka artin për të kryer me muzikalitet të madh dhe virtuozitetit mahnitës veprat e mëdha klasike të pianos, duke luajtuar Chopin në ragtime apo Bach salsa ... improvizimet tij « djallëzore » entuziasmojnë publikun, të joshur nga surprizat dhe fantazia e spektaklit . Bach, Chopin, Beethoven dhe të tjerë ndërveprojnë me kohën tonë nën gishtat e të riut virtuoz, plot guxim dhe humor. Një pianist për tu zbuluar dhe ndjekur ! "Claude BOLLING - 2009
www.pierreyvesplat.com