Aktualitetet e anetareve

Komunikim- Shtypi

FTESË PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIMIN ONLINE: “AKSESI NË FINANCË”, 13-14 JANAR 2021

Të nderuar anëtarë,  

Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri ju fton të merrni pjesë në trajnimin online që do të organizojmë mbi “Aksesin në financë”, në datat 13-14 janar 2021, në orën 10.00. 

Ky trajnim do të zhvillohet falas për të gjithë, me pjesëmarrjen e lektorëve të rëndësishëm dhe do të bëjë trajtojë çështje të rëndësishme si: 

  •  Vlerësimi i ndikimit të pasojave nga pandemia Covid-19 mbi aktivitetin e biznesit në Shqipëri dhe sfidat për rimëkëmbjen e ekonomisë
  •  Roli i bankave dhe institucioneve financiare në tejkalimin e krizës dhe mbështetjen e biznesit me produkte dhe shërbime inovative
  • Përdorimi i platformave të pagesave elektronike për të rritur aksesin e biznesit në financa, shkalla e qasjes së biznesit në financime dhe sfidat e ksaj qasjeje 
  • Tregu i përbashkët rajonal- mundësi reale për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar rajonal dhe njohja me programet e mbështetjes financiare për SME në Shqipëri
  •  Produktet dhe shërbimet bankare dhe financiare ofruar bizneseve dhe si të rrisim aksesin në to
  • Mundësitë reale të financimit të bizneseve dhe produktet financiare në lidhje me situatën që po kalojmë

Për të marrë pjesë, duhet të kryeni regjistrimin tuaj sa më parë në linkun: https://us02web.zoom.us/meeting/register/tZctf--pqzwiGd0GblEgF1hZGWGemu40u4un

si edhe duke konfirmuar në adresën info(@)ccifa.al brenda datës 10 janar 2021.

Bashkëlidhur gjeni ftesën dhe axhendën, në Shqip dhe Anglisht.

Documentation

Download FTESA.pdf  (PDF • 745 KB) Download AXHENDA_SHQIP._AKSESI_NE_FINANCE.pdf  (PDF • 683 KB)

PLUS D'ACTUALITÉS

Share this page Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin