Dhoma
Forumi i Grave Frankofone: 20/03/2017, 17h30, Hotel Diplomat Fashion
Në kuadër të Pranverës së Frankofonisë 2017-të, Agjencia Universitare e Frankofonisë dhe Departamenti i Gjuhës Frënge i Universitetit të Tiranës, me mbështetjen e Ambasadës Franceze në Shqipëri dhe CCI France Albanie, ju ftojnë të merrni pjesë në takimin e parë të grave frankofone, në të cilin do të ndahen përvoja dhe pikëpamje mbi angazhimin e tyre në shoqërinë shqiptare.