Aktualitetet e anetareve

Dhoma

[EVENT]Asambleja e Përgjithshme 2018- Dhoma jonë zgjodhi Këshillin e ri Drejtues për periudhën 2018-2020...

dhoma e tregtisë dhe industrisë France- shqipëri zgjodhi këshillin e ri drejtues për periudhën 2018-2020

6  shkurt 2018 në hotelin MakTirana

Më shumë se 80 anëtarë dhe miq u mblodhën rreth Kryetarit Julien Roche në Asamblenë e Gjashtë të Përgjithshme të CCI Francë- Shqipëri me 6 Shkurt 2018.

Pas mirëseardhjes së Presidentit, seanca u hap me prezantimin aktivitetit gjatë 12 muajve të fundit nga znj. Blerina Kazhani, Drejtoreshë Ekzekutive. Më pas ajo prezantoi listën e eventeve që do të organizohen gjatë 2018.

Pasi u prezantuan pasqyrat financiare për 2017 nga z. Teit Gjini, Julien Roche ftoi anëtaret të votojnë për të miratuar raportin financiar të vitit 2017. Më pas Kryetari vijoi me rendin e ditës së mbledhjes.

« Anëtarët tanë janë pasuria jonë, të zgjedhurit janë po aq të rëndësishëm. » Ne dimë ta përdorim këtë forcë. Ne duhet të krijojmë një platformë shkëmbimi, komunikimi ndërmjet anëtarëve të këshilit drejtues dhe anëtarëve, për të krijuar mundësinë që të takohen.

Mbledhja e Asamblesë u shoqërua me një koktejl në të cilin morën pjesë personalitete të politikës dhe biznesit. Gjithashtu na nderoi me pjesëmarrjen e saj Këshilltarja e parë e Ambasadës, Znj. Isabelle le Guellec.

CCI Francë- Shqipëri është e hapur për të gjitha kompanitë që dëshirojnë të bashkëpunojnë me kompanitë franceze.

Asambleja e Përgjithshme zgjodhi Këshillin e Ri Drejtues për një periudhë dy vjeçare, 2018-2020:

Julien Roche, u rizgjodh Kryetar i CCI Francë- Shqipëri

 

Zëvendës Kryetare e Parë-  u zgjodh Znj. Elisabeth GJONI, Drejtoreshë e Përgjithshme e Amadeus Group.

 

4 Zëvendës- Kryetarë:

Zgjim MITA, Drejtor i Përgjithshëm i Renault AutoMita

Ylli SULA, President Celesi Group

Jean Alain JOUAN, Drejtor i Përgjithshëm i Aleat Safran Group

Gasmen TOSKA, President i Marlotex


Përgjegjës I Thesarit

Teit GJINI, Partner i Mazars Albania

 

3 Anëtarë të Këshillit Drejtues:

Bora FERI, MPAY

Eni KALO, Kalo & Associates

Aleksandër XHUVANI, Drejtor i IFG Tirana

 

Për më shumë informacion mbi aktivitetin e CCI FA, ju ftojmë të lexoni raportin vjetor 2017.

https://issuu.com/blerinakazhani/docs/raporti_vjetor_-_shqip_08 

 

 -----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

PLUS D'ACTUALITÉS

Share this page Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin