Komunikim- Shtypi
[EVENT] Webinaire Regard Business #2 : ''“Procesi i fiskalizimit- Cfarë duhet të mbajnë në konsideratë bizneset?”
Të nderuar anëtarë,
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri në bashkëpunim me Mazars në Shqipëri, anëtar Bordi dhe Thesari i CCI FA, dhe me Dhomën Italiane të Tregtisë, kanë kënqësinë t'ju ftojnë në webinar-in e radhës me temë: “Procesi i fiskalizimit- Cfarë duhet te mbajnë në konsideratë bizneset?”
- Folësit kryesorë: Julien Roche/Kryetar CCIFA dhe Antonio Nidoli kryetari i CCI italiane
- Moderator: Teit Gjini/ Managing Partner/ Mazars in Albania & Kosovo
Faza e parë e procesit të fiskalizimit për shitjet Biznes-Konsumator do të jetë efektive duke filluar nga data 1 shtator 2020. Shoqëritë që kryejnë shitje të tilla, duhet të kenë të ngritur dhe të aprovuar strukturën e nevojshme që përmbush parashikimet e Ligjit Nr. 87/2019, datë 18.12.2019 "Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” përpara kësaj date.
Temat për diskutim:
- Cfarë është fiskalizimi? - Një vështrim i përgjithshëm
- Kush janë bizneset që impaktohen nga fiskalizimi?
- Cfarë ndryshimesh kryesore sjell për bizneset?
- Procedurat që duhet të ndiqen.
- Disa aspekte teknike të zgjidhjeve softwerike dhe shoqërive të licencuara për të ofruar shërbimet elektronike të lidhura me fiskalizimin.
- Afatet e aplikimit.
- Gjuha e punës: shqip
- Data: 12/06/2020
- Ora: 15h00
- Pjesëmarrja: e hapur dhe e lirë