Aktualitetet e anetareve

Dhoma

[EVENT] Forumi i 2-të Kombëtar i Grave Frankofone Shqiptare

Në kuadër të Pranverës së Frankofonisë 2018-të, CCI France Albanie në bashkepunim me Ambasadës së Francës në Shqipëri, Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, Agjencisë Universitare të Frankofonisë dhe Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, në datën 6 mars 2018-të u zhvillua Forumi i Dytë i Grave Frankofone të Shqipërisë.

Me pjesëmarrjen e Shkëlqesise së saj : Znj. Christina Vasak, Ambasadore e Francës në Shqipëri, Znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetit dhe e Mirqënies Sociale në Shqipëri, Znj. Rennie Yotova, Drejtoreshë e Zyrës së Evropës Qendrore dhe Lindore të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Z. Giuseppe Belsito, Përfaqësues i zyrës për çështjet e grave të OKB-së në Shqipëri, Znj. Elisabeth Gjoni - Nënkryetare e parë e CCIFA, Drejtoreshë e Përgjithshme e Amadeus Palace Znj. Monica Jiman, Drejtoreshë e Përgjithshme e ”Fabrikës së Softuerit Pentalog” dhe, Koordinatore e Rrjetit të Grave Sipërmarrëse Frankofone, Znj. Flutura Xhabija, Presidente e Shoqatës së Grave Afariste dhe Zejtare të Shqipërisë, Znj. Esmeralda Kromidha, pedagoge në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, Znj. Brikena Baxhaku, Drejtoreshë e Shkollës "Harry Fultz".

 

Moderatorë të Forumit ishin: Znj. Esmeralda Kromidha, Pedagoge në Universitetin e Tiranës, nismëtare e Forumit të parë të grave frankofone në Shqipëri dhe Znj. Drita Rira Pedagoge në Universitetin e Tiranës.

 

Share this page Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin