Aktualitetet e anetareve

Dhoma

[EVENT] "Festa e Verës 3" - Rreth 120 anëtare e miq te CCIFA u mblodhën në drekën qe u shtrua...

Rreth 120 anëtare e miq te CCIFA u mblodhën në drekën qe u shtrua per te tretin vit radhasi "Festë e Verës 3" më 15 korrik 2018, ku të pranishëm ishin; Znj. Christina VASAK, Ambasadore e Francës në Shqipëri, Znj. Sonila Qato, Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Znj. Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës, Znj. Inva Mula, soprane me famë botërore, Znj. Milena Harito, ish Ministre e Inovacionit dhe Administratës Publike, Princi Leka Zogu dhe bashkëshortja e tij Elia, Pirro Vengu, Shefi i Antikorrupsionit të Kryeministrit, Tomi Frashëri, Këshilltar i Kryeministrit dhe Znj. Sania Inavic, Drejtore Ekzekutive e CCI France-Serbia.

Fanzone u organizua nga presidenti ynë për finalen e Kupës Botërore, Francë-Kroaci 2018  

Julien Roche, falënderoi të gjithë anëtarët e miqte e pranishem: Unë jam shume I  kënaqur të festoj sot me ju “Festën e Verës" per te tretin vit radhasi dhe pak më vonë te shohim FINALEN E KUPËS SË BOTËS 2018

Ai gjithashtu falënderoi sponsorët e këtij eventi: ICTS Albania, Vila Alehandro, Agna Group, Mei Realty! "

Dhe, në orën 17:00, ndoqëm ndeshjen madhështore  Franca kundër Kroacisë

Franca u shpall Kampione Bote dhe ne të gjithë jemi krenarë!

Share this page Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin