Aktualitetet e anetareve

Komunikim- Shtypi

Dy koncerte në piano jashtë formatit të zakonshëm nga Pierre-Yves Plat.

Më 27 dhe 28 mars, në orën 19h00, në Golem dhe në Tiranë, u zhvilluan dy koncerte në piano jashtë formatit të zakonshëm i Pierre-Yves Plat.

Koncertet patën një sukses shumë të madh dhe u duatrokitën me shumë dashuri nga publiku. Duke mos iu përmbajtur etiketës, ai luajti me muzikalitet dhe virtuozitet mahnitës veprat e mëdha klasike të Chopin në ragtime apo Bach salsa ... improvizimet tij entuziasmuan publikun, të joshur nga surprizat dhe fantazia e spektaklit . Bach, Chopin, Beethoven dhe të tjerë dialoguan me kohën tonë nën gishtat e Pierre-Yves Plat, plot guxim dhe humor i cili vjen në Shqipëri për të tretën herë.

Koncertet u organizuan nën kujdesin e Shkelqesisë së Saj, zonjës Christina Vasak, Ambasadore e Frances në Shqipëri dhe Julien Roche, Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri dhe Këshilltar i Tregtisë së Jashtme për Francën.

 

Share this page Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin