Aktualitetet e anetareve

Aktualitet mbi kompanitë

CCI AWARD 2016 VLERËSON ERJOLA BRAHA DHE VILA ALEHANDRO: “MODESTIA DHE PUNA JANË ÇELËSI I SUKSESIT”

Alehandro Distribution dhe Vila Alehandro u vlerësuan për përkushtimin dhe pasionin përgjatë viteve në artin e kulinarisë, listën e jashtëzakonshmë të verërave, nga më të famshmet e pesë kontinenteve. Alehandro Distribucion e ka origjinën e saj në vitin 2001, si një ndër kompanitë e para në import dhe distribucion në Shqipëri.

 

Tashmë është bërë traditë shpërndarja e çmimeve CCI AWARD. Dhoma e Tregëtisë me mbështetjen e Bashkisë Tiranë mblodhi bashkë politikanë, sipërmarrës, ambasadorë, në një përpjekje të përvitshme për të vlerësuar më të mirët e biznesit të cilët kanë shkëlqyer ne fushat e tyre respektive. Alehandro Distribution dhe Vila Alehandro u vlerësuan për përkushtimin dhe pasionin përgjatë viteve në artin e kulinarisë, listën e jashtëzakonshmë të verërave, nga më të famshmet e pesë kontinenteve. Alehandro Distribucion e ka origjinën e saj në vitin 2001, si një ndër kompanitë e para në import dhe distribucion në Shqipëri. Ajo, përfaqëson rezultatin e përpjekjeve që nisën me modesti 16 vjet më parë, por që u fuqizuan ndër vite, duke mbërritur në një standard të avancuar biznesi. Nën drejtimin e Erjola Braha, e cila është dhe administratorja e kësaj kompanie, suksesi nisi të kultivohej me pasionin e duhur për ta bërë atë, kompaninë më të madhe të distribucionit të verës në Shqipëri. Botëkuptimi i Erjolës se si mund të arrihet suksesi në biznes shprehet dhe në ecurinë e kompanisë që ajo drejton. Modestia dhe puna e palodhur janë parimet e suksesit të Erjola Braha si administratore e Alehandro Distribution. Me këto parime të shenjta, Alehandro Distribution u rrit ndër vite duke shprehur më së miri filozofinë dhe misionin fillestar që përkonte me dëshirën e madhe të Erjola Braha, për të sjellë më pranë Shqipërisë verërat më të mira botërore.

Share this page Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin