BERZH miraton startegjinë 2016 - 2019 për Shqipërinë
Sipas të dhënave më të fundit Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka miratuar strategjinë e re për investimet në Shqipëri gjatë periudhës 2016 - 2019. Kjo strategji do të mbështetet në tre drejtime kryesore:
- rritja e konkurueshmërisë e sektorit privat, zgjerimi
- forcimi i lidhjeve rajonale
- promovimi i qëndrueshmërisë së ndërmarrjeve të shërbimeve publike.
BERZH do të mbështesë korporatat dhe Bizneset e Vogla e të Mesme nëpërmjet huave direkte, financimeve në kapitalin aksioner dhe shërbimeve këshillimore. Banka do të punojë gjithashtu me bankat tregtare dhe institucionet e mikrofinancës për të përmirësuar mundësitë për financime të kompanive në Shqipëri.
Qëllimi kryesor është mbështetja e tregtisë dhe investimeve, por edhe rritja e sigurisë energjetike. Përveç huave direkte apo fondeve të garancisë, BERZH është e angazhuar në Shqipëri edhe si aksionere në kompani të ndryshme private. Portofoli i BERZH në Shqipëri kryesohet nga financimet në infrastrukturë, me 35% të shumës totale, e ndjekur nga energjetika me 31% dhe nga sektori financiar me 24%.
Source: AIDA