Aktualitetet e anetareve

Komunikim- Shtypi

Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme dhe Konferenca ekonomike ''Situata aktuale e tregut në Shqipëri dhe në Francë''

CCI France-Albanie në datë 18.12.2020, 11:00 zhvilloi online mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Jashtëzakonshme e cila u pasua nga një konferencë ekonomike ''Situata aktuale e tregut në Shqipëri dhe në Francë''.

Asambleja e Përgjithshme nisi me fjalën e Z. Julien Roche, Kryetari ynë, dhe vazhdoi me prezantimin e raportit të aktiviteteve të Dhomës për periudhën 2019-2020 nga Znj. Blerina Kazhani, Drejtore Ekzekutive.

Patëm kënaqësinë të kishim të ftuar në konferencën e sotme për të folur mbi situatën ekonomike në vendin tonë dhe në Francë Z. Eduard Shalsi, Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Ambasadoren e Francës në Shqipëri, Shkëlqesia e saj Znj. Elisabeth Brasacq e cila ju drejtua anëtarëve të Dhomës me një mesazh, Z. Gasmen Toska, President i Marlotex dhe Zv. Kryetar i CCI France-Albanie i cili foli për situatën aktuale në Francë dhe Z. Alexandre Fischman Këshilltar Financiar - Shërbimi Ekonomik Rajonal, i cili na pasqyroi situatën aktuale ekonomike në Shqipëri.

Ne i falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit që na u bashkuan sot në Asamblenë e Përgjithshme të Jashtëzakonshme si edhe në Konferencë dhe ju lëmë takim në konferencat e radhës.

Share this page Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin