Aktualitetet e anetareve

Communication - Presse

1 mijë agjenci udhëtimi dhe tur operatorë francezë në Shqipëri, Klosi: Mundësi e artë

Për herë të parë, Kongresi Francez i Turizmit do të mbahet në Shqipëri. 1000 mijë agjenci udhëtimi dhe tur operatorë francezë do të mblidhen në vendin tonë në fund të majit 2020. Kongresi mbahet çdo vit në vende të ndryshme të botës.  Vitin e ardhshëm është përzgjedhur Shqipëria, si destinacion i ri që ka njohur zhvillim të shpejtë vitet e fundit.

“Këshilli Administrativ i Sipërmarrjes së Udhëtimit, ka zgjedhur për një arsye të fortë Shqipërinë si një destinacion të kongresit të tij të ardhshëm si një destinacion me rritje të shpejtë në sektorin e turizmit, këto vitet e fundit”- shkruhet në letrën dërguar ministrit Klosi nga Organizata franceze.

Nga stenda e “Smile Albania” në Tiranë,  ministri Blendi Klosi në prani edhe të përfaqësuesve francezë vlerësoi se kongresi është një mundësi e artë për të vendosur kontakte të drejtpërdrejta me operatorët turistikë shqiptarë, hotelerinë por dhe hapjen e tregut shqiptar për një turizëm gjithpërfshirës francez.

Ministri Klosi shprehu bindjen se ky kongres jo vetëm do të shënojë një ngjarje të bukur në shkëmbimin e eksperiencës ndërmjet operatorëve turistikë francezë dhe vendas, por siç theksojnë edhe përfaqësuesit e shoqatës franceze, ky kongres pritet të shënojë një rritje të disafishtë të numrit të turistëve francezë që do të vizitojnë Shqipërinë.

Aktivitete të tilla shtojnë mundësinë e promovimit të Shqipërisë jo vetëm te turistët, por tashmë edhe te tur operatorët dhe një numër i madh gazetarësh që do të shoqërojnë kongresin.

“Të paktën 1 mijë tur operatorë dhe agjentë tregtarë do të jenë në Shqipëri në datën 31 maj dhe kjo do të shënojë një mundësi të artë për të vendosur kontakte të drejtpërdrejta me operatorët turistikë shqiptarë, hotelerinë dhe hapjen e tregut shqiptar për një turizëm gjithpërfshirës francez. E kemi shumë të nevojshme që aktivitete të tilla të realizojmë gjithmonë e më shumë në Shqipëri pasi njohja e Shqipërisë jo vetëm nga turistët por tashmë edhe nga tur operatorët dhe nga një numër i madh gazetarësh që do të shoqërojë këtë kongres do të jetë një lajm shumë i mire për zhvillimin e turizmit shqiptar dhe për targetimin e këtij turizmi në tregun francez”, tha Klosi.

“ Ashtu siç premtojnë edhe drejtuesit e lartë të Shoqatës së Tur Operatorëve Francezë ky kongres do të shënojë një rritje të disafishtë të numrit të francezëve që do të vizitojnë Shqipërinë.  Jemi shpresëplotë që do të jetë një ngjarje shumë e bukur e shkëmbimit të eksperiencës ndërmjet operatorëve turistikë francezë dhe atyre shqiptarë”, deklaroi ministri.

BURIMI: Agjencia Telegrafike Shqiptare

PLUS D'ACTUALITÉS

Share this page Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin