Asambleja e Përgjithshme (e Jashtëzakonshme) 2020

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Francë - Shqipëri zhvilloi Asamblenë e 8-të të Përgjithshme (të Jashtëzakonshme) më 18 dhjetor 2020, online. 

Pas fjalës mirëseardhjes së Presidentit Z. Julien Roche, seanca u hap me prezantimin e aktiviteteve të Dhomës për periudhën 2019-2020 nga Znj. Blerina Kazhani, Drejtore Ekzekutive.

''Përshëndetje të gjithëve,
Së pari, mirëseerdhët në këtë Asamble të Përgjithshme të jashtëzakonshme nga disa këndvështrime, së pari, Asamble e përgjithshme e jashtëzakonshme ligjërisht, dhe gjithashtu sepse edhe rrethanat janë të jashtëzakonshme.
Shpresoj se edhe ju bashkë me familjaret tuaj jeni mirë në këto kohë shumë të veçanta.

Është e panevojshme të thuhet që ky vit nuk ka qenë shumë i mirë, por për Dhomën tonë dëmi është ende i kufizuar falë besnikërisë së anëtarëve tanë të cilët kanë qenë në gjendje të përmbushin detyrimet e tyre financiare.'' Julien Roche

Pasi u prezantuan aktivitetet e Dhomës për periudhën 2019-2020 nga Znj. Blerina Kazhani, Julien Roche ftoi anëtarët të miratojnë vonesën e validimit të statuteve. 

Mbledhja online e Asamblesë së Përgjithshme të Jashtëzakonshme u pasua nga një konferencë ekonomike me temë ''Situata aktuale e tregut në Shqipëri dhe në Francë'' në të cilën morën pjesë personalitete të politikës dhe biznesit. Gjithashtu na nderoi me pjesëmarrjen e saj Zonja Ambasadore, S.E Elisabeth Barsacq, Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Z. Eduard Shalsi, Presidenti i Marlotex dhe njëkohësisht Zv. President i CCI Francë- Shqipëri, Z. Gasmen Toska si edhe Z. Alexandre Fischman, Këshilltar Financiar - Shërbimi Ekonomik Rajonal. 

CCI Francë- Shqipëri është e hapur për të gjitha kompanitë që dëshirojnë të bashkëpunojnë me kompanitë franceze. 

 

Share this page Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin