Asambleja e Pergjithshme 2019

Asambleja e Përgjithshme 2019

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë France Shqipëri zhvilloi Asamblenë e 7-të të Përgjithshme më 2 tetor 2019 në hotelin MakAlbania.
 

Shumë anëtarë e miq u mblodhën rreth Kryetarit Julien Roche dhe Ambasadores së Francës në Shqipëri Znj. Christina Vasak, në Asamblenë e Shtatë  të Përgjithshme të CCI Francë- Shqipëri me 2 tetor 2019.

Pas fjalës mirëseardhjes së Presidentit dhe te Ambasadores së Francës në Shqipëri, Zonja Christina Vasak, seanca u hap me prezantimin aktivitetit gjatë 12 muajve të fundit nga znj. Blerina Kazhani, Drejtoreshë Ekzekutive. Më pas ajo prezantoi listën e eventeve që do të organizohen gjatë 2019-2020.

" Ju keni pranuar të jeni antëtar i një Dhome Tregtie dhe Industrie franceze. Ju përgëzoj dhe ju falenderoj për këtë.   Ky Union përfaqëson 124 Dhoma Francë Ndërkombëtare në 93 vende dhe më tepër se 37.000 anëtarë.

Anëtarësia në një Dhomë Tregëtie dhe Industrie Francë – Shqipëri  sjell për një kompani, pavarësisht përmasave të saj, avantazhe të shumta. Nga ana tjetër, që të funksionojë kështu duhet që secili prej anëtarëve të japë një kontribut për mbajtjen në jetë të këtij rrjeti dhe të përfaqësimit të tij, si edhe respektimin e standardeve të tij të cilësisë" Julien Roche

Pasi u prezantuan pasqyrat financiare për 2018 nga z. Teit Gjini, Julien Roche ftoi anëtaret të votojnë për të miratuar raportin financiar të vitit 2018. Më pas Kryetari vijoi me rendin e ditës së mbledhjes.

Mbledhja e Asamblesë u shoqërua me një koktejl në të cilin morën pjesë personalitete të politikës dhe biznesit. Gjithashtu na nderoi me pjesëmarrjen e saj Zonja Ambasadore, Christina Vasak , Znj. ish Ministre e KulturesMirela Kumbaro,  Minister I shtetit per Mbrojtjen e Sipermarrjes, Z. Eduard Shalsi, Drejtori i AIDA-s, Z. Sokol Nano.

CCI Francë- Shqipëri është e hapur për të gjitha kompanitë që dëshirojnë të bashkëpunojnë me kompanitë franceze. 

 

https://issuu.com/ccifrancealbanie/docs/photos-_ag_09_compressed__1_ 

https://www.facebook.com/ccifrance.albanie/

Share this page Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin