Ceremonia e Inagurimit 2012

Në janar të vitit 2012 u zhvillua ceremonia e krijimit të CCI France Albanie (ish -Klubit të Biznesit Francë – Shqipëri) dhe në të njëjtën kohë dhe asambleja e përgjithshme, në të cilën mori pjesë dhe ish-Kryeministri Berisha. CCI France Albanie është një organizatë e cila synon të forcojë  lidhjen e biznesit francez me biznesin shqiptar dhe të orientojë e mbështesë një sërë projektesh investimi franceze në Shqipëri.

Kryeministri Berisha i përshëndeti themeluesit e kësaj Dhome dhe e konsideroj atë si një iniciativë jashtëzakonisht të rëndësishme. Gjithashtu, Kryeministri Berisha u shpreh optimist për të ardhmen e marrëdhënieve ekonomike midis dy vende, ndërsa theksoi se interesi i madh i biznesit francez për Shqipërinë dhe potencialet e saj janë në rritje.

Duke përmendur një sërë kompanish që janë prezente me investime apo kanë shfaqur interes të investojnë në Shqipëri, Kryeministri Berisha theksoi se “janë një seri fushash, për të cilat kemi rënë dakord me kryeministrin e Francës dhe qeveritarët e tjerë të lartë që të vendosim një bashkëpunim”.

Share this page Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin