Asambleja e Përgjithshme 2014

Asambleja e Përgjithshme e CCI Francë Shqipëri u zhvillua më 30 janar 2014. Në këtë mbrëmje, mori pjesë Znj. Ambasadore e Francës, Shkëlqesia e saj Christine Moro, Z. Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Z. Edmond Panariti, Ministri i Bujqesise, Znj. Brunilda Paskali, Zv. Ministre e Ekonomisë, Biznesmenë, dhe sigurisht në pranine e anëtarëve tanë.


"Në Asamblenë e Përgjithshme të CCI Francë Shqipërisë e cila u mbajt më 30 janar, plani i punës

2014-2015 u miratua njëzëri. Qëllimi ynë është i qartë: të krijojme afërsi me ju dhe të forcojmë pozitën e Dhomës tonë, veçanërisht nëpërmjet faqeve tona të ndryshme. Ne duam të ndërtojmë një Dhomë tregtie më të afërt me ju dhe pritshmëritë tuaja. Në emër të Biznesmenëve të zgjedhur krah meje, konfirmoj përkushtimin tonë të plotë për të përmbushur objektivat tona".

 

                                                             Julien Roche Kryetar-CCI France Shqipëri

Julien Roche, Drejtor i Përgjithshem i Green Technologies, u zgjodh Kryetar i CCI Francë Shqipërisë, Frederic Blanc, Drejtor i Përgjithshëm i Societe Generale Albania, Zv. Kryetar i Parë, anëtarët e tjerë të Këshillit Drejtues, të cilët janë 3 Zv.Kryetarë, përgjegjesi i Thesarit, anëtarët e Këshillit, u zgjodhën nga Asambleja e Përgjithshme për një periudhë dy vjecare. Për më shumë informacion mbi aktivitetin e CCI FA, ju ftojmë të lexoni raportin vjetor 2012-2013

Fjala e Kryetarit gjatë Asamblesë së Përgjithshme

Julien Roche, Drejtor i Green Technologies, u zgjodh Kryetar i CCI France Albanie në Asamblen ë e Përgjithshme e cila u mbajt më 30 Janar 2014. Z. Roche do të mbajë këtë postë për një periudhë 2- vjecare.

 

Z. Kryetar i Parlamentit,

Znj. Ambasadore,

Të nderuar miq dhe të ftuar,

 Fillimisht, do të doja t’ju falenderoja që më dhate besimin për këtë mandat të dytë si Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë France-Albanie. Është për mua një nder i madh dhe një privilegj të kem mundësine të punoj në krye të ekipit tonë fantastik.

Do të përmbush funksionet e mia me një dinamizëm që më karakterizon dhe ju siguroj që do të bej përpjekjet e mia më të mëdha për të merituar besimin tuaj.

 Përfitoj gjithashtu nga rasti për të falenderuar ish-anetarët e Këshillit për punën e shkëlqyer të tyre përgjate 2 vitete të kaluara. Në emër të CCIFA do kisha dëshiren t’ju ftoja  të merrnit pjesë në aktivitete duke dhëne mbështetjen tuaj për manifestime të ndryshme. Ne kemi nevojë për pjesemarrjen tuaj, me interesin e mirë për komunitetin. Nese keni pyetje ose sugjerime për të përmirësuar Dhomën tuaj, mos nguroni të më bëni me dije.

Për vitin 2014-2015, CCIFA ju premton një vit të sukseshem. Ne do ju ofrojmë mundësi të shumta për bashkepunim; duke filluar me Forumin e Biznesit i cili do të zhvillohet në Shkurt në Sofie, dhe Panairi i Agrokultures në Prill. Gjithashtu, në mendojmë të kontribojmë në një mënyrë më aktive në zhvillimin e turizmit. Ne mendojmë gjithashtu të vendosim në jetë një formulë mbështetjeje  me qëllim për tëndihmuar anëtaret e rinj në integrim dhe bashkëpunim me anëtaret më të hershem.

 Duke shpresuar të kem mundësi të bashkëpunoj me ju me anë të aktiviteteve të ndryshme, ju uroj, nëemrin tim personal dhe atë të Këshillit Drejtues, një vit të shkëlqyer 2014.

 Julien Roche

Fjala e Zëvëndës Kryetarit të parë

Frédéric Blanc, Directeur Général de la Société Générale Albania, a été élu 1er vice-président de la CCI France Albanie à l’Assemblée Générale qui a eu lieu le 30 Janvier 2014. M. Blanc occupera ce poste pour une période de deux ans

M le Président du Parlement,

Mme l’Ambassadeur,

M le Président de la CCI,

Chers amis et invités,

 Je suis très honoré de bénéficier de la confiance des membres de la CCI et d’être élu à la fois au Conseil d’Administration mais aussi 1er Vice-président. Conscient des enjeux que représente ma fonction du 1er Vice-président, je m’impliquerai avec sérieux  et passion dans cette nouvelle mission. Je ferai de mon mieux pour que la CCI France Albanie sera un grand succès. Et si nous voulons réussir,  nous devons travailler ensemble pour consolider la Chambre  et faire en sorte qu'elle répond aux besoins de tous les Membres.

 La réussite de la CCI  apporterait d'énormes avantages à nos entreprises et dynamisera toutes nos activités. Je ferai tout mon possible pour assurer la participation de tous les Membres et pour que chacun puisse faire entendre sa voix. Ma porte vous sera toujours ouverte en tant que 1er Vice-président et en tant que DG de la SGAL.

 Je profite ainsi de l’occasion pour remercier les membres de la CCI ainsi que les administrateurs pour leur confiance.

Merci,

Frederic Blanc

Premier Vice-président

Share this page Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin