Aktualitetet e anetareve

Ali takođe  •  Aber auch  •  Nezařazeno  •  Por gjithashtu…  •  Също така  •  Pozrite aj  •  Lisäksi  •  기타  •  А также  •  Επίσης  •  А також  •  En ook  •  Men også…  •  Dar si  •  Aynı zamanda  •  Men også  •  お知らせ  •  Egyéb  •  Mas também…  •  Se även  •  Also  •  Vea también…

Kryeministri ynë, Z. Edi Rama takon Presidentin e Francës Z. Emmanuel Macron

TIRANË, 15 Maj/ATSH/ – Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim zyrtar nga Presidenti francez, Emmanuel Macron.

“Me Presidentin Macron në Pallatin Elysée”, shkruan Kryeministri Rama në rrjetin social “Facebook”, ndërsa shpërndan edhe pamje nga pritja zyrtare.

Takimi i cili u zhvillua në Pallatin Elysee, në Paris, cilësohet si mjaft i rëndësishëm për vendin tonë, pasi në tryezën e bisedimeve do të jetë qëndrimi i Francës në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë, e cila është në pritje të një vendimi nga ana e vendeve të BE-së në muajin qershor për hapjen e negociatave.

Pritja e Presidentit të Francës Emmanuel Macron vjen pas takimit që Kryeministri Rama zhvilloi 2 javë më parë me Kancelaren Angela Merkel./m.m/

Source : ATA  https://ata.gov.al/2018/05/15/rama-takon-macron/ 

PLUS D'ACTUALITÉS

Share this page Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin
Close

Vous débutez à l'export ?