Aktualitetet e anetareve

Vea también…  •  Also  •  Se även  •  Mas também…  •  Egyéb  •  お知らせ  •  Men også  •  Aynı zamanda  •  Dar si  •  Men også…  •  En ook  •  Ali takođe  •  А також  •  Επίσης  •  А также  •  기타  •  Lisäksi  •  Pozrite aj  •  Също така  •  Por gjithashtu…  •  Nezařazeno  •  Aber auch

FTESË PËR TË MARR PJESË NË FORUMIN E KINËS, 24 NËNTOR

I/E nderuar,

Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, organizon në datë 24 nëntor, ora 17.00, në ambientet e Pallatit të Kongreseve, Forumin Ekonomik Shqipëri-Kinë.

E pranishme në këtë forum do të jetë edhe Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, SH.S ZNJ Jiang JU, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Znj. Sonila Qato, Drejtoresha e AIDA, Znj. Brisida Shehaj, si dhe përfaqësuesit e bizneseve më të njohura kineze, që ju përkasin sektorëve të teknologjisë dhe IT, industrisë, dhe tekstileve.

Në këtë forum do të zhvillohen edhe takime B2B, një mundësi shumë e mirë kjo për të krijuar marrëdhënie tregtare bashkëpunimi me shtetin Kinez, ndaj lutemi që ftesën ta përcillni edhe tek anëtarët tuaj.

Bashkëlidhur në attach gjeni agjendën dhe listën e bizneseve kineze që do të marrin pjesë.

Për të qenë pjesëmarrës, duhet të konfirmoni sa më parë në adresën info(@)uccial.al

Me respekt,

Ines Muçostepa

Kryetar

Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë 

Documentation

Download 2017..._____________________________________________20171030.pdf  (PDF • 116 KB) Download 20171115Agenda_of_Sino-Alb_Business-Matching_Event__Draft_.pdf  (PDF • 94 KB)

PLUS D'ACTUALITÉS

Share this page Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin
Close

Vous débutez à l'export ?