Vea también… • Also • Se även • Mas também… • Egyéb • お知らせ • Men også • Aynı zamanda • Dar si • Men også… • En ook • Ali takođe • А також • Επίσης • А также • 기타 • Lisäksi • Pozrite aj • Също така • Por gjithashtu… • Nezařazeno • Aber auch
Ftesë për pjesëmarrje në Panairin "Shqipëria punon tokën- Konsumo shqip", 29-30 nëntor 2017

“SHQIPËRIA PUNON TOKËN- KONSUMO SHQIP”
Dt 29-30 nëntor
I/E nderuar,
Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ju fton që në datat 29-30 nëntor 2017, të bëheni pjesë e panairit më të madh që ne organizojmë: “Shqipëria punon tokën- konsumo shqip”.
Panairi, i cili do të zhvillohet në të gjithë Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, do të bëjë bashkë të gjithë përfaqësuesit e sipërmarrjes, të cilët promovojnë vlerat dhe produktet shqiptare.
Ky panair do të suportohet nga Bashkitë kryesore të vendit, shoqatat, bizneset.
Kostot e pjesëmarrjes për të gjithë bizneset e vogla do të mbulohen nga organizatorët.
Më poshtë gjeni programin e panairit.
Lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj sa më parë në adresën info(@)uccial.al
Ines Muçostepa
Kryetar