Evente
[EVENT] Takim dhe debat më 31 janar, ora 18:00, në sallën franceze të Bibliotekës Kombëtare në Shqipëri
Me rastin e aktivitetit « Mbrëmja e Ideve », me temë « Ballafaqim me të tashmen»,
Ambasada Franceze në Tiranë ju fton të merrni pjesë në një debat mbi temën e kufijve,
në prani të Znj. Pauline Couteau, pedagoge në Universitetin e Bourgogne, dega filozofi,
si dhe të Z. Mark Marku, shef i departamentit të Gazetarisë dhe të Komunikimit në Universitetin e Tiranës.
Në kuptimin e parë ose figurativ, kufijtë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në zemër të axhendave politike dhe atyre shoqërore,
dhe kjo, në rastin kur bëhet fjalë për t’i mbyllur ose për t’i kapërcyer ato:
kufij të shkelur, kufij të nxehtë, kufij midis popujsh, kufij fetarë, gjuhësorë, kulturorë.
Cila është marrëdhënia jonë me kufijtë në shekullin e XXI ?
Përkthim simultan frëngjisht/shqip
Hyrja e lirë!