Aktualitetet e anetareve

Dhoma

[EVENT] FORUMI I BIZNESIT FRANCË- BALLKAN 2018

Zhvilloni aktivitetin tuaj në tregjet me rritje të shpejtë në Evropë

Në datat 31 Maj dhe 1 Qershor 2018 do të mbahet në Beograd “Forumi Ballkanik i Biznesit”. Në këtë event do të mblidhen bashkë rreth 250 përfaqësues nga sektorët:  infrastrukturë, energji, IT, agroindustri dhe turizëm.

Qëllimi i këtij forumi është të zhvillojë marrëdhëniet e biznesit midis Francës dhe Rajonit të Ballkanit, me fokus në eksportet franceze dhe investimet franceze në Ballkan, duke mos përjashtuar gjithashtu nën-kontraktimin dhe transferimin e teknologjisë.

Çdo kompani shqiptare që kërkon furnizues francezë, njohuri, bashkë-investitorë, partnerë tregtarë francezë për eksport në tregjet e treta janë të mirëpritur.

Më shumë se 30 kompani franceze do të jenë në Beograd për të paraqitur produktet dhe njohuritë e tyre.

Gjatë këtij forumi do të organizohen takime B2B dhe në ndihmë të kësaj është ndërtuar një platformë online për takimet B2B, në mënyrë të tillë që kompanitë pjesëmarrëse në event mund të regjistrojnë profilin e tyre dhe të kërkojnë takime me pjesëmarrës të tjerë.

Ky forum i drejtohet kompanive nga: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Greqia, Kosova, Maqedonia (F.Y.R.), Moldavia, Mali i Zi, Rumanisë dhe Serbisë.

VËNDI

Metropol Palace, Bulevar Kralja Aleksandra 69, Belgrade 11000

Tel : +381 11 33 33 100

 Regjistrohu këtu !

Share this page Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin