Aktualitetet e anetareve

Vea también…  •  Also  •  Se även  •  Mas também…  •  Egyéb  •  お知らせ  •  Men også  •  Aynı zamanda  •  Dar si  •  Men også…  •  En ook  •  Ali takođe  •  А також  •  Επίσης  •  А также  •  기타  •  Lisäksi  •  Pozrite aj  •  Също така  •  Por gjithashtu…  •  Nezařazeno  •  Aber auch

Dekorata e lartë "Nënë Tereza" per znj. Sylviane Muselier

Dekorata e lartë "Nënë Tereza" për znj. Sylviane Muselier

Marseille, 07 dhjetor 2017

Presidenti Z. Ilir Meta:

“Ishte jo vetëm një detyrim institucional por edhe një nder i veçantë t'i dorëzoja sot në Marsejë, Sylviane Muselier, një zonje të jashtëzakonshme Dekoratën e lartë "Nënë Tereza", për kontributin e pamatë që ka dhënë me ndihma humanitare e pajisje mjekësore për fëmijët, njerëzit në nevojë e spitalet e Shqipërisë.

Kjo zonjë me zemër të madhe është, edhe e rezistencës, edhe e paqes, edhe republikane, edhe mbretërore, në shpirt dhe në vepra.
Ajo e ka kthyer shtëpinë e saj në Marsejë në një shtepi të shqiptarëve.

Dashuria e saj për Shqipërinë buron nga dashuria e saj e pafund për Mbretëreshën Geraldinë, motrën e saj më të madhe. Nderimi i figurës së Geraldinës vazhdon ende të frymëzojë shumë njerëz në Evropë e botë për të ndihmuar Shqipërinë e shqiptarët”.

Me pjesëmarrjen e Ambasadorit të Francës në Shqipëri, Znj. Christina Vasak, Ambasadorit të Shqipërisë në Francë, Z. Dritan Tola, Zv. Kryetar i Dhomës tonë, Z. Edvin Murati si edhe Krytari ynë, Z. Julien Roche. Te mirëpritur nga Presidenti i rajonit PACA, Z.  Muselier dhe kryetari i bashkisë i Marsejës, Z.Gaudin. 

PLUS D'ACTUALITÉS

Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin
Close

Vous débutez à l'export ?